BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiRRËNJËT E MËKATEVE - Dobi nga Ibn Kajjimi

RRËNJËT E MËKATEVE – Dobi nga Ibn Kajjimi

RRËNJËT E MËKATEVE

Rrënjët e të gjitha mëkateve, të mëdha apo të vogla qofshin janë tre:
– Lidhja e zemrës me dikë tjetër veç Allahut, (Shirku)
– Bindja ndaj forcës së zemërimit, (Padrejtësia)
– Bindja ndaj forcës epshore, (Imoraliteti)
Përfundimi i lidhjes së zemrës me dikë tjetër, veç Allahut, të shpie në shirk, të bën të lutësh bashkë me Të, dikë tjetër;
Përfundimi i bindjes ndaj forcës së zemërimit, të shpie në vrasje;
Ndersa nënshtrimi ndaj forcës epshore, të shpie në imoralitet.
Për këtë arsye, Allahu i ka vendosur ato pranë njëra-tjetrës në fjalën e Tij:
“Edhe ata që veç Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk vrasin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e mëriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë kurvëri.”(Furkan, 68)

(Ibn Kajjimi, rahimehullah)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read