Mesazhe për lexuesit dhe bartësit e Kuranit
Falënderimi i takon Allahut, i Cili i zbriti Furkanin ( Kuranin) robit të Tij, që të jetë tërheqës i vërejtjes për gjithë botën. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, i Vetmi i pa shoq. Atë e pranojmë dhe Atë e njehsojmë. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, lexuesi më i mirë i Librit të Allahut, e lexoi atë rrjedhshëm dhe me rregullat që duhet.
Pastaj:
Njeriu, nuk vlerësohet ndryshe përveç me atë që mëson dhe fiton nga njohurit. Për këtë, lexuesit dhe bartësit e Kuranit janë njerëzit më të zgjedhur të këtij umeti dhe njerëzit më të mirë.
Vëllai im i dashur, ti lexues dhe bartës i Kuranit. Këto janë disa mesazhe në formë të shkurtuar, të cilat dalin nga dashuria dhe dëshira për të këshilluar, do ti dërgojmë ty, duke e lutur Allahun që ti të jesh afër tyre, dhe që Allahu të jap sukses në veprimin me to.
Mesazhi i parë:
Të vepruarit pa sinqeritet vetëm se të rëndon edhe më shumë dhe nuk të bënë asnjë dobi
Ka thënë Ibnul Kajjimi në librin e tij Fevaid: “ Të vepruarit pa sinqeritet dhe pa pasim të traditës së Pejgamberit është sikur udhëtari i cili mbush çantën e tij me dhe, i rëndohet çanta, ndërsa nuk përfiton prej sajë asgjë”. Ky dijetarë më së miri e përshkroi gjendjen e këtij njeriu. Andaj, njeriu më i humbur është ai që tërë jetën e tij bënë vepra të mira, duke u lodhur, pastaj nuk përfiton asgjë prej tyre. Në kohën kur ai ndoshta mendon se do të merr shpërblim të madh dhe të çmueshëm, ndërsa humb çdo gjë që ka vepruar. S’ka dyshim se kjo është një gjë shumë e rrezikshme. Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut dhe i tha: “ A sheh një njeri i cili lufton dhe me këtë dëshiron shpërblimin, por edhe përmendjen para të tjerëve, çka është me të? Tha: ai nuk mund të fitoj asgjë. Ky njeriu ia përsëriti të Dërguarit të Allahut tre herë këtë, ndërsa ai i kthehu të njëjtën përgjigje, se nuk do të ketë asgjë prej shpërblimit”. Pastaj i Dërguari i Allahut tha: “ Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që është e sinqertë dhe është për qëllim kënaqësia e Allahut” ( Shënon Nesaiu). Allahu nuk pranon në këtë fe, vetëm atë që është e sinqertë. Ebu S’ad b. Ebu Fudale tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kur Allahu do ti bashkoj në ditën e gjykimit të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në atë ditë që nuk ka dyshim fare, do të thërret një thirrës dhe do të thotë: “ Kush i ka bërë Allahut ortak në veprat e tij, le të kërkoj shpërblimin prej atij për të cilin e ka bërë veprën. Sepse Allahu nuk ka nevojë për ortak . Ai është i pastër nga kjo”.
Kujtoje këtë ti o lexues dhe bartës i Kuranit se shpëtimi ynë është vetëm në sinqeritet. Për këtë prej lutjeve që Umeri i bënte ishte edhe kjo: “ O Zot më mundëso që të bëjë vetëm vepra të mira ( sipas traditës së Pejgamberit) dhe vetëm për kënaqësinë Tënde. Mos lejo që vepra ime të bëhet për dikë tjetër”.
Hoxhë Shaban Murati