BallinaAKIDEGajbiFëmijët që vdesin të vegjël, ku e kanë vendin në botën tjetër?

Fëmijët që vdesin të vegjël, ku e kanë vendin në botën tjetër?

Ata që vdesin të vegjël, ku e kanë vendin në botën tjetër?

Pyetje: Selam alejkum, kam një pyetje për fëmijët që vdesin nën moshen 10 vjeq, a shkojnë ata drejt në Xhennet?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ata të cilët vdesin të vegjël janë dy lloje:
1-Fëmijë të muslimanëve: Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se ata hyjnë në Xhenet.
Thotë Imam Ahmedi: A dyshon dikush se fëmijët e muslimanëve janë në Xhenet?!
Thotë Imam Neveviu: Janë pajtuar të gjithë dijetarët muslimanë, se kush vdes prej fëmijëve të muslimanëve është në Xhenet, sepse ata nuk janë të ngarkuar (me obligime dhe ndalesa). (Sherh Muslim 16/207)
2-Fëmijë të jomulimanëve: Ndërsa për fëmijët e jomuslimanëve dijetarët janë ndarë në disa mendime. Disa prej tyre kanë thënë se ata janë në Xhenet, njëjtë sikur fëmijët e muslimanëve, e disa kanë thënë se vendi i tyre është në Xhehenem, bashkë me prindërit e tyre, e disa kanë thënë se ata janë shërbetorë të Xhenetit, e disa kanë thënë se ata do të sprovohen në Ditën e Gjykimit.
Mendimi më i saktë i gjithë këtyre mendimeve, është se ata do të sprovohen në Ditën e Gjykimit, dhe ky është mendimi i Imam Ahmedit, Shejhul Islamit, Ibn Kajimit, Ibn Kethirit, dhe i shumicës së dijetarëve të Ehli Sunetit.
Allahu e di më së miri.

Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read