Dy Mënyrat se si i mashtron shejtani besimtarët
Mbreti i jobesimtarëve [shejtani] u thotë ushtarëve te vet; ‘’Ngrihuni drejt shtegut të gjuhës, sepse ai është shtegu më i madh dhe garancia e mbretit.
Mbusheni me fjalë që e dëmtojnë dhe nuk i sjellin dobi, dhe pengojeni që të mbushet me fjalë që i bëjnë dobi, sic janë përkujtimi i Allahut, kërkimi i faljes prej Tij, leximi i Librit të Tij, këshillimi i robërve të Tij dhe dituria e dobishme.
Në këtë shteg, duhet të bëni tuajën dy gjëra të rëndësishme për të cilat mos nguroni nëse ju jepet rasti ti fitoni;
1-Të folurit me të kotën dhe të pavërtetën, sepse me të vërtetë folësi me të pavërtetën është një nga vëllëzrit tuaj dhe prej ushtarëve dhe ndihmësave tuaj më të mëdhenj.
2- Heshtja ndaj të vërtetës, sepse ai që hesht para të vërtetës është vëllai juaj memec, ashtu si i pari që ishte vallai juaj që flet dhe mbase vëllai i dytë është vëllai më i dobishëm.
(Allahu na ruajt nga kurthet e Shejtanit)
[Ibn Kajjim el Xheuzi]