BallinaPse ISLAMI?Kthimi i Madh19.000 njerëz nga 75 kombësi të ndryshme kanë përqafuar Islamin që nga...

19.000 njerëz nga 75 kombësi të ndryshme kanë përqafuar Islamin që nga viti 2006 në Dubai

 

19.000 njerëz nga 75 kombësi të ndryshme kanë përqafuar Islamin që nga viti 2006 në Dubai

 

Nga Jamil Khan 10 gusht, 2012

 

DUBAI: Që nga viti 2006 rreth 19.000 njerëz nga kombësi të ndryshme, dhe shumica e tyre gra, e përqafuan Islamin në Dubai, duke përfshirë numrin e 1,600 të këtij viti.

 

“Numri në rritje i jo-muslimanëve vjen në grigjën e Islamit duke pasqyruar mësimin e vërtetë të Islamit në Emiratet e Dubait”, tha Dr Omar M Al Khatib, asistent drejtor i përgjithshëm për çështje islame, derisa po fliste për mediet në zyrën e tij të hënën .

 

Më herët, Dr Hamad Al Shaibani, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Islame dhe aktiviteteve bamirësie kishte njoftuar për ngritjen e një qendre të re për muslimanët e konvertuar.

 

Ai tha se vendimi është marrë në javën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur një delegacion i muslimanëve të konvertuar rishtas kishte takuar lartësinë e tij, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President dhe Kryeministër i EBA dhe sundimtari i Dubait i cili urdhëroi departamentin për të ngritur qendrën e re.

 

“Nën direktivat e Sheikh Mohammed, Departamenti i Çështjeve Islame dhe aktiviteteve bamirësie ka filluar punën për projektin për të ngritur një qendër ekskluzivisht për të adresuar nevojat e muslimanëve të konvertuar rishtas.

 

“Atyre do t’u jepen të gjitha mësimet e nevojshme për të kuptuar Islamin dhe për ta zbatuar këtë në jetën e tyre të përditshme përveç të zgjeruar mbështetjen e tyre në punët e ditë-për-ditë e tyre,” shtoi ai.

 

Dr Al Shaibani shtoi se kjo qendër do të jetë për të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe muslimanët e rinj në veçanti.

 

Dr Al Khatib u tha medieve se departamenti ka  ushqyer  nevojat e muslimanëve të rinj nga ligjëratat e organizuara në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhën angleze, kineze, Hinduse, Urdu, ruse, shqipe, boshnjake, serbe, etiopase , singapurase dhe gjuhë të tjera, dhe shpërndarjen e CD-ve dhe librave për të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të Islamit.

 

“Qendra e re do të jetë një ndërtesë e veçantë me të gjitha objektet e lidhura, ku dijetarët do të mësojnë muslimanët e rinj për rolin e Islamit, mësimet e Islamit dhe të gjitha informatat e nevojshme,” shtoi ai.

 

Huda Al Khalfan Kaabi, kreu i divizionit për plotësimin e nevojave të muslimanëve të rinj në departament tha për Golf Today sot se të konvertuarit janë nga më shumë se 75 kombësi.

  

Përktheu: Naim Berisha

Burimi në anglisht: gulftoday.ae

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

Must Read