BallinaPse ISLAMI?Kthimi i Madh20 Inxhinierë kinez pranojnë Islamin

20 Inxhinierë kinez pranojnë Islamin


20 Inxhinierë kinez pranojnë Islamin

  

Mekë – Njëzet inxhinierë kinez me përvojë të lartë që janë përfshirë në projektin hekurudhor të Al –Mashar kanë përqafuar Islamin përmes shehadetit. Këta inxhinierë i janë bashkuar 2000 punëtorëve të udhëzuar në Islam të cilët janë përfshirë në këtë projekt. Janë mëse 6000 inxhinierë dhe punëtorë të ndërtimtarisë të cilët punojnë në sistemin e Transportit.

 Vendi për ta falur namazin vetëm është zgjedhur. Gazeta saudite Okaz morri pjesë në një ligjëratë të dhënë kinezëve te rinjë muslimanë nga zyra e bashkëpunimit dhe thirrjës në udhëzim në Mekë dhe mbikëqyrësit e  daues nga komuniteti kinez. Mbikëqyrësit thanë se ata kanë përgatitur nje program të veçantë për 20 inxhinierë në të cilën përfshihet një shpjegim, thënia e shehadetit, mësimi praktik dhe të mësuarit e abdesit dhe të mësuarit e gjuhës arabe nga dijetari kinez Musliman Muhanna Al-harbi i cili punon në qendrën e Daues. Muhanna Al Harbi një mbikqyrës në zyrën e daues nga komuniteti kinez me seli në Arafat tha se kolegët e tij kan nevojë të mësojnë burimin e fesë Islame per t’na ndihmuar  në çështjet e fesë dhe gjuhës arabe.

 Organizata e cila shpreson të marrë ndihmë në themelimin e një Qendre brenda projektit gjithashtu ka nevojë për libra të përkthyer në gjuhën kineze shtoi ai. Zyra ofron çdo ditë nga 400 iftare ashtu që ata mund ta hanë mëngjesin në vendin e tyre të punës dhe ka mundesuar që 550 kinezet e rinjë në Islam ta kryejne haxhin.

 Kinezet e duan rendin dhe ndershmërinë, dhe ata kanë karakteristika shumë të mira si rezultat i së cilës është Islami i përhapur ne mesin e tyre tha Dr Setr Al Juaid. Drejtor i zyres i cili gjithashtu është një profesor në Universitetin e Mekës Umm Al Qura.

  “Pasi qe projekti është afër zyrës së Al Sharaja ne kemi shfrytëzuar përkthyes për ti ftuar punëtorët e kompanisë kineze në Islam. Allahu i shpërbleu përpjekjet tona pavarësisht mungesës së burimeve” tha ai.

  

Përktheu: Naim Berisha

 Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

 Referenca:http://www.saudigazette.com.sa/index.cfm?method=home.regcon&contentID=20110825107988

 

 

 

 

 

Must Read