MIJËRA FRANCEZË E PRANUAN ISLAMIN
Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kohëve të fundit raportoi se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjenci njoftoi se 30.000 deri më 50.000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme pranuan Fenë Islame. Bazuar në njoftimet e kësaj agjencie, Kisha Kato-like jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befasohet nga besimi i thellë i francezëve të konvertuar në Fenë Islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga Katolicizmi.
Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në Islam, shumë gazeta e revista franceze po rezervojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.
“Revista Katolike” (Revue Catholique), një revistë e rëndësishme e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithan-shëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.
Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pranonin Fenë Islame ishte i kufizuar dhe asokohe ishin vetëm ushtarakë. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolonializ-mit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, Fenë Islame e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, komandanti kryesor i armatës franceze në Egjipt, pas ekspeditës së Napoleonit, në fillim të shek. XIX.
Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta duhet përmendur: Rene Jeneon, mendimtar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chorkioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, të cilët e pranuan Islamin sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjeshtësinë dhe me gjallërinë e saj për t’iu afruar Zotit pa ndërmjetës.
Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet kryesore për ndërrimin e fesë është se:
Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Katolicizëm.
Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën islame pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!
Përktheu: M. Y.
www.IslamiFejaeVertete.com