Adhurim 24 orë
1.Nijetin tënd bëje të sinqertë në çdo fjalë dhe vepër që bën.
2.Kërkoje kënaqësinë e Allahut të Madhëruar në çdo gjë.
3.Bëhu i sinqertë dhe besnik.
4.Dhuro sa më shumë lëmoshë, e në veçanti të afërmëve.
5.Dhuro lëmoshë fshehurazi.
6.Fillo me punë te mire qe te merret model.
7.Kërkoje diturinë, mësoje Kur’anin dhe Fikhun.
8.Dëgjo hadithe të Pejgamberit, alejhi’s selam dhe kumtojua të tjerëve.
9.Nderoji dhe respektoji dijetarët.
10.Mëshiroje të voglin, të dobëtin dhe të sëmurin.
11.Urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja.
12.Merre abdesin me përpikëri.
13.Kujdesu për adhurimet fakultative në xhami dhe shtëpi.
14.Fali nga dy rekate pas avdesit, në Duha dhe në namaz nate.
15.Përcille ezanin me muezzinin.
16.Përkujdesu që xhamia të jetë sa më e pastër.
17.Bë sa më shumë sexhde që mundesh dhe zgjati ato.
18.Përkujdesu për lutjet tradicionale.
19.Fli me abdes.
20.Fal namaz istihare nëse lind ndonjë nevojë.
21.Ushqe njerëzit.
22.Përhape selamin dhe folu dorë për dore njerëzve.
23.Mbulojua të metat muslimanëve.
24.Gëzoji muslimanët.
Burimi: http://www.alshamsi.net/islam/mel/24_taha_hours.html
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI