ALI SELMAN BENOIST, doktor i mjekësisë (Francë)
As profesioni im, doktor i mjekësisë, as familja ime katolike nuk më përgatitën në rrugën shpirtërore. Kjo ndodhi jo pse nuk besoja në Zot, por pse mësimet e krishtera, në veçanti ato katolike, nuk më lejonin të ndieja ekzistencën e Zotit. Ndjenjat e mia si individ, ndaj Zotit, më ndaluan t’i besoja parimet e Trinisë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë). Si pasojë e kësaj, nuk e pranova hyjninë e Krishtit.
Në atë kohë, krahas faktit se unë nuk kisha kurrfarë njohurie rreth Fesë Islame, isha njëri prej besimtarëve të Mono-teizmit, (besimit në një Zot). Ekziston vetëm një Zot, i Cili nuk ka shok. Kjo shprehet qartë në Kur’anin e Shenjtë, në suren El-Ihlas:
“Në Emër të All-lahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit!
Thuaj: “Ai është All-llahu, Një i Vetmi. All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur, as s’është i lindur. Askush Atij nuk i përngjan.”
Në fillim më duhet të them: E pranova Fenë Islame për shkaqe metafizike dhe medituese. Por, ka edhe arsye të tjera që më shtynë ta pranoj Islamin, e ato janë:
– Mospranimi i klerit që pretendon se ka fuqinë që t’i falë mëkatet në vend të Zotit, qoftë i lavdëruar. I refuzova kategorikisht ritet katolike, sepse ato janë pagane, me prejardhje nga popujt primitivë të cilët i adhuronin idhujt.
– Krishterimi nuk përshkruan asgjë për pastrimin para lutjes. Kjo më duket si një fyerje ndaj Zotit, i Cili na ka dhuruar shpirtin dhe trupin, për të cilët ne nuk kemi të drejtë të mos kujdesemi.
– Në të njëjtën kohë, më dukej se Islami i përshtatet naty-rës njerëzore. Por, arsyeja kryesore që më nxiti ta pranoj Fenë Islame është Kur’ani i Madhërueshëm.
E studiova Kur’anin me shumë kujdes, para se të bëhem musliman, dhe atë studim e bëra me shpirtin kritik të një inte-lektuali perëndimor. Më duhet të përmend edhe veprën monu-mentale “Le Phenomene Coranique” (Fenomeni Kur’anor)[1] të Malik Ibn Nebiut, vepër e cila më bindi se Kur’ani është Shpallje e Zotit.
Janë disa ajete të veçanta në Kur’an që iu shpallën Muhammedit (a.s.), katërmbëdhjetë shekuj më parë, të cilat dukeshin si gjëra të pabesueshme, por shkencëtarët më të njohur bashkëkohorë i provuan dhe gjatë hulumtimeve të tyre zbuluan se ato janë të vërteta.
Kur’ani më bindi të besoj në pjesën e dytë të Fjalës së Dëshmisë, se Muhammedi (a.s.) është i Dërguar i Zotit. Kjo qe arsyeja që unë u paraqita në Xhaminë e Parisit, Francë, dhe deklarova se po bëhem musliman. Me ndihmën e imamit të xha-misë u regjistrova në listën e muslimanëve. Zgjodha një emër islam dhe tani quhem Ali Selman.
Jam shumë i lumtur në Fenë Islame. Edhe një herë dekla-roj:
“Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Tij.”