BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirARSYETIMET E TË PADITURVE KUR MUNDOHEN TE JUSTIFIKOJNË MOSBESIMIN

ARSYETIMET E TË PADITURVE KUR MUNDOHEN TE JUSTIFIKOJNË MOSBESIMIN

ARSYETIMET E TË PADITURVE KUR MUNDOHEN TE JUSTIFIKOJNË MOSBESIMIN

Ja disa nga arsyetimet e të paditurve kur mundohen te justifikojnë mosbesimin e tyre.

Allahu i Madhëruari thotë: “Ata që nuk dinë thonë̈: ‘Përse Allahu nuk flet me ne, ose, së paku, të na sillte ndonjë shenjë.’” – Domethënë, ata thonë̈: “Përse Allahu nuk flet me ne, ashtu sikurse u ka folur profetëve?! Ose, së paku, të na sjellë ndonjë shenjë.” Ata kërkojnë shenja dhe argumente, sipas mendjeve të tyre të prishura. Ata marrin guximin të kërkojnë të tilla paturpësi. Kjo tregon kundërshtimin e tyre ndaj Krijuesit dhe mosbindjen ndaj Profetit të Tij.

Ja si tregon Allahu i Lartësuar se çfarë kanë thënë ata: “Ju thatë: ‘O Musa! Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi!’ Menjëherë (pas kësaj), ju përfshiu rrufeja, dhe ju e patë.” Bekare, 55.

“Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): ‘Na trego Allahun haptazi!’ Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim), pas shenjave të qarta që u patën ardhur. Ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait pushtet të dukshëm.” Nisa, 153.

“Ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thonë̈: ‘Përse të mos na dërgohen engjëj (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?’ Kështu, ata e çmuan lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre. Por për kriminelët nuk do të ketë gëzim atë ditë, kur t‟i shohin engjëjt. Ata (engjëjt) do t‟u thonë: ‘Juve ju është e ndaluar çdo e mirë!’” Furkan, 21, 22.

“Ne u sollëm njerëzve në këtë Kuran shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve nuk duan gjë tjetër, përveç mohimit. Ata thonë: ‘Nuk të besojmë ty derisa të na nxjerrësh prej tokës burime. Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj. Ose, ashtu sikurse pretendon ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa. Ose të na sjellësh Allahun dhe engjëjt pranë nesh. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell. Madje edhe ngjitjen tënde në qiell ne nuk do ta besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!’ Thuaju: ‘Subhanallah! A mos jam unë gjë tjetër, përveçse një profet-njeri?!’” Isra, 89 – 94].

Pra, siç shihet:

– “Po kështu thonin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre” – Kjo ka qenë gjithmonë sjellja e tyre ndaj profetëve të Allahut. Ata gjithmonë kanë kërkuar shenja, duke treguar kështu kokëfortësinë e tyre, pasi nuk e kanë bërë këtë për të gjetur udhën e drejtë. Ata nuk e kanë patur kurrë dëshirën për të mësuar të vërtetën. Të gjithë profetët kanë sjellë argumente dhe shenja, të cilat të çojnë domosdoshmërisht në besim, por ata që nuk e duan udhëzimin kështu do të sillen ngaherë.

– “Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt.” – Kuptimi: Këto ajete janë shumë të qarta për çdo njeri që kërkon dhe synon udhëzimin. Shenjat dhe argumentet e Allahut i sjellin zemrës një siguri të tillë, që largon çdo dyshim dhe luhatje.

Tefsiri i Sadit, nga surja El Bekare
Uthman Agolli

Must Read