BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhKush ishte Mallkom X dhe si u udhëzua ai?

Kush ishte Mallkom X dhe si u udhëzua ai?

 

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

 

Kush ishte Mallkom X dhe si u udhëzua ai?

 

Malcolm Little (Malcolm X) Alias Malik El-Shabazz

“Vërtet ne kemi qenë të gjithë të njëjtë (vëllezër), sepse besimi në të njëjtin dhe të Vetmin Zot, atyre ua nxori çdo gjë të “bardhë” nga shpirti i tyre, nga sjelljet dhe nga qëndrimet e tyre”

Malcolm Little (sq.: Mallkom litëll) lindi në vitin 1925 në Omaha të SHBA-ve (USA) në shtetin Nebraska. Kur ishte 16 vjeç shkoi në Boston dhe më pas në New York (Nju Jork), ku filloi një karrierë si një kriminel i vogël, e cila më pas e futi në burg. Atje, më 1949, ai u bashkua me Nation Of Islam (lexohet: Nejshën of Islam, sq.: Kombi i Islamit)[1], sekt ky i cili bazohet në islam, por se përmban një racizëm të zi, në të cilin të zinjtë janë të “vërtetët” dhe të bardhët shikohen si njerëz inferior.

Malcolm Little, i cili, tanimë, vetëm se e quajti vetën Malcolm X (sq.: Mallkom eks/iks), u bë nga udhëheqësit më me ndikim të kësaj lëvizje. Atij iu desh shumë derisa kuptoi dhe pranoi gabueshmërinë e kësaj dogme dhe faktit që iu pat bashkuar gënjeshtarit Elijah Muhamed, udhëheqësit të kësaj lëvizje. Vetëm në vitin 1964 arriti të lirohej prej saj.

Një rol të rëndësishëm në lidhje me këtë e luajti Haxhi (Pelegrinazhi në Meke). Atje ai përjetoi faktin se si njerëzit e kombeve të ndryshme dhe me ngjyra të ndryshme lëkurash jetojnë së bashku në paqe dhe kuptoi se nuk ka dallim mes njerëzve. Ai pranoi Islamin sunni[2] dhe e emërtoi vetën Malik El-Shabazz. Malcolm X u vra më 21 shkurt të vitit 1965.

Fragmente nga autobiografia e tij:

“Ndoshta do të befasoheni t’i dëgjoni këto fjalë nga goja ime, por çfarë unë kam parë dhe kuptuar në këtë Haxh, më bëri që të ndryshoj shumë rrugë të deritanishme dhe t’i hedh nga varka (t’i largoj) disa nga konkluzionet e mëparshme. Kjo nuk ishte shumë e vështirë. Pavarësisht nga bindjet e mija të forta, unë kam qenë gjithmonë një njeri që kam shikuar faktet dhe kam pranuar realitetin e jetës, ashtu siç ajo zhvillohet përmes përvojave të reja dhe dijes së shtuar. Çdoherë kam ruajtur shpirtin e hapur, i cili ka nevojë për një lëvizje të brendshme, e cila duhet të shkojë dorë për dore me çdo lloj forme të kërkimit të arsyeshëm të së vërtetës.

Gjatë këtyre 11 ditëve në botën Islame (ne Meke), unë kam ngrënë nga e njëjta pjatë, kam pirë nga e njëjta gotë dhe kam fjetur në të njëjtin shtrat (ose në të njëjtin tapet) dhe kam adhuruar (lutur) të njëjtin Zot me vëllezërit e mi muslimanë, të cilët kanë sy të kaltër, flokë të verdha dhe lëkurë të bardhë. Në fjalët dhe veprat e muslimanëve të “bardhë” kam parë të njëjtën devotshmëri siç e kam ndier tek muslimanët e zi nga Nigeria, Sudani dhe Ghana.

Vërtet ne kemi qenë të gjithë të njëjtë (vëllezër), sepse besimi në të njëjtin dhe të Vetmin Zot, atyre ua nxori çdo gjë të “bardhë” nga shpirti i tyre, nga sjelljet dhe nga qëndrimet e tyre. Nga kjo m’u bë e qartë, se të bardhët në Shtetet e Bashkuara, nëse kishin për ta pranuar Njëshmërinë e Zotit, atëherë ndoshta edhe Unitetin e njerëzve do ta kuptonin dhe do të ndalonin me vlerësimin e njerëzve për shkak të diversitetit (shumëllojshmërisë), ose ngjyrës së lëkurës, si dhe me pengesën  dhe ofendimin e tyre.

Pasi që racizmi në SHBA qëndron si një kancer i pashërueshëm, zemrat e amerikanëve të bardhë të ashtuquajturit “të krishterë”, duhet të ishin më të ndjeshme për një zgjidhje të dobishme të këtij problemi destruktiv. Ndoshta ende nuk është bërë vonë dhe SHBA-të do të mund të shpëtojnë nga kjo katastrofë kërcënuese. Është fjala për të njëjtat forca shkatërruese, të cilat kanë ardhur përmes racizmit në Gjermani dhe përfundimisht ky ishte shkaku për katastrofën e Gjermanisë. Me çdo orë të kaluar në këtë vend të shenjtë, unë pata mundësi të fitoj një pikëpamje më të thellë në lidhje me atë që po ndodhë në SHBA mes të zinjve dhe të bardhëve. Të zinjve në Amerikë nuk mund t’u jepet faji për racizmin e tyre – ata vetëm po reagojnë për diskriminimin racist të ushtruar nga ana e të bardhëve për katërqind vjet më radhë. Pasi që racizmi në SHBA po shkon drejt vetëvrasjes, sipas përvojës sime të mëparshme me gjeneratat e reja të të bardhëve, nga kolegjet dhe universitetet, mendoj se ata do të kuptojnë shenjat e kohës dhe do t’i kthehen të vërtetës përmes formës spirituale (shpirtërore). Është rruga e vetme e cila i ka mbetur Amerikës që t’i shmangët katastrofës, në të cilën doemos orientohet përmes racizmit.

Përktheu nga gjermanishtja: L. Tërstena

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Burimi në gjermanisht: IslamHouse.com – Deutsch

Burimi në anglisht: Way-to-Allah.com



[1]“Kombi islam” është lëvizje e cila është paraqitur në SHBA në rrethin e zezakëve, islamit i kanë dhënë kuptim sipas kuptimit të tyre specifik duke i dhënë përparësi shpirtit racor si kriter kryesor, pas një kohe janë njohur me emrin Bilalijunë pasi që i përmirësuan shumë gjëra nga besimi dhe mendimet e tyre. (ref.: Marrë nga: Meusuatul  Mujesere e Dc. Mani ibën Hamad El-Xhuhenij). Lexoni më tepër për këtë sekt, themeluesit e tij, dhe për besimin e tyre në lidhjen e mëposhtme: http://islamifejaevertete.com/web/index.php/akide/sektet-dhe-fraksionet/item/444-kombi-islam-ne-perendim

[2] Islami në fakt është një dhe i vetëm, fe e përsosur e cila është zbritur nga Allahu i Lartësuar për tërë njerëzimin. Nuk është fe në të cilën mund të shtohet diçka apo të pakësohet diçka. Çdo gjë e shtuar ose e pakuar e shëmton dhe deformon fjalën islam. Ka shumë grupe dhe xhemate të cilat rrënjet i kanë nga islame por se në realitet nuk kanë të bëjnë asgjë me të. Andaj për ta dalluar cili është Islami burimor (islami i vërtetë, ashtu sic ishte tek Profeti i Allahut, Muhamed sal-lallahu alejhi ue selem) ekziston ndarja Sunni dhe ndarjet tjera. Fjala sunni më saktë është Ehlu Sunneh uel-Xhema’ah (pasuesit e sunnetit dhe xhematit). Kushdo që del jasht Ehlu Sunnetit menjëherë hyn në grupet dhe xhematet e devijuara. (sh.p)

Must Read