DISA FJALË PËR FEMRËN
Gruaja është më e buta nga krijesat dhe më e rënda në bashkëpunim, deri në atë gradë, saqë një trëndafil e kënaq dhe një fjalë e vret!
Femra është si kafeja, nëse e neglizhon bëhet e ftohtë, derisa edhe në ndjenjat e saj!
Themeli i shtëpive nuk është çimentoja apo gurët, po gruaja e ndershme!
Gruaja është si bleta, prodhon mjaltë kur do dhe thumbon kur urren.
Gruaja është enigmë dhe çelësi i asaj enigme është vetëm një fjalë – DASHURIA!
Femra nuk i njeh zgjidhjet e mesme, ajo ose buzëqesh ose qan, prandaj sillu butë me të!
Femra është amanet, ajo nuk është krijuar asnjëherë për ta nënçmuar!
Femra ka nevojë për siguri para dashurisë, për vepër para fjalës dhe për burrë para mashkullit!
Çdo grua në brendësi posedon bukuri të rrallë, mirëpo atë bukuri nuk e sheh, përveçse ai burrë që e do atë grua me sinqeritet!
Grua e mençur është ajo që e afron burrin e saj më shumë kah Allahu, sesa kah ajo!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU