RREGULLAT E AGJËRIMIT
1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë jam agjërues.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
2. Të ngrihet për të ngrënë syfyr (ushqimi që hahet para agimit), çkadoqoftë, bile edhe një gotë ujë, duke u bazuar në hadithin: “Bëni syfyr, se në syfyr ka bereqet.” (Transmeton Ibni Habani në sahihun e tij)
3. Të bëjë iftar me hurma, sipas hadithit: “Kur të bëni iftar, bëni iftar me hurma, se ajo është bereqet, e nëse nuk mund të gjeni hurma, atëherë pini ujë, se ai është pastrim.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
4. Të shpejtojë me iftarin menjëherë sa të perëndojë dielli (akshami), sipas hadithit: “Njerëzit do të jenë në hajr (mirësi) derisa të shpejtojnë me iftarin.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
5. Të bëjë dua (lutje) në iftar me atë që ka bërë dua Pejgamberi alejhi selam, duke thënë: ALLAHUM-ME LEKE SUMTU VE ALA RIRZKIKE EFTARTU VE ALEJKE TEVEK-KELTU VE BIKE AMENTU DHEHEBEDH-DHAMEU VEBTEL-LETIL-URUK VE THEB-BETEL EXHRU IN SHA ALLAH. JA VASIUL FADLI IGFIR LI. ELHAMDULILAHI LEDHI EAANENI FE SUMTU VE REZEKANI FE EFTARTU. (O Allahu im, për Ty agjërova dhe prej rizkut Tënd (furnizimit Tënd) bëra iftar, te Ty u mbështeta dhe besova. U shua etja dhe u mbushën kodrat (damarët). U vërtetua shpërblimi, nëse dëshiron Allahu. O Ti që ke dhuntinë e gjerë, më fal mua. Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ndihmoi dhe agjërova, më furnizoi e bëra iftar.) Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu.
6. Të lexojë dhe studiojë Kur’anin e Ndershëm, kurdo që t’i jepet rasti, qoftë ditën a natën.
7. T’u shpërndajë dhe t’u japë sa më tepër sadaka farefisit, fukarave, të mjerëve, siç e kishte zakon Pejgamberi alejhi selam. Ai ishte njeriu më i përpiktë për të bërë punë të mira. E në muajin e Ramazanit ishte edhe më bujar se ditëve të tjera, ishte edhe më bujar se era e dërguar.
8. Të jetë i qëndrueshëm, i rregullt në namazin e taravisë për çdo natë të ndershme, duke u bazuar në hadithin: “Kush e agjëron Ramazanin me iman të plotë dhe duke iu përmbajtur rregullave të tij, atij do t’i falen gabimet e bëra.” (Transmetojnë gjashtë shënues të haditheve)
9. Të qëndrojë në xhami dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, në ato xhami ku falet xhumaja. Pejgamberi alejhi selam kishte traditë të qëndronte në xhami dhjetë ditët e fundit të çdo Ramazani, derisa ndërroi jetë, e pas vdekjes së tij këtë traditë e vazhduan gratë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Abdul-Hamid Suhejbani
Përktheu: Ferid Selimi