BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhPërse Pastori protestant, Rabini çifut dhe një gjyshe gjermane pranuan fenë Islame?

Përse Pastori protestant, Rabini çifut dhe një gjyshe gjermane pranuan fenë Islame?


PËRSE PRIFTI PROTESTANT, RABINI ÇIFUT DHE NJË GJYSHE GJERMANE E PRANUAN FENË ISLAME?

Feja Islame është fe e mbarë njerëzimit, fe e shpallur nga i Madhi Zot, Krijues i çdo krijese. Është një fe pa mitologji, pa kler e pa hierarki. Mësimet e kësaj feje janë të përsosura, të thjesh­ta, të arsyeshme e të dobishme për të gjithë. Ato bazo-hen në Librin e Shenjtë, Kur’anin, i cili na mëson të lutemi: “O Zoti im! Më shto diturinë.” (20:114). Atyre që u shtohet ditu-ria, kuptohet nëse përpiqen për të, u është shtuar mirësia e madhe, këta e kanë më lehtë për ta pranuar Fenë Islame. Përse? Sepse janë më të kuptueshëm dhe kuptueshmëria e tyre ua gjen rrugën për t’i udhëzuar drejt Zotit. All-llahu i Madhëru­eshëm urdhëron e thotë:

“Atyre që u është dhënë dituria, e dinë se kjo që të është shpallur ty është nga Zoti, është e vërte-të dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lav­dishmit.” (Kur’ani, 34:6)

E Vërteta Islame që iu shpall Muhammedit (a.s.) në formën e plotësuar, përfundimtare dhe të përso­sur, udhëzon çdo ditë për në Rrugën e Drejtë të Zotit Fuqiplotë e të Lavdishëm, edhe prijës fetarë të krish­terë, çifutë dhe zonja të moshuara. Kur dëshiron Zoti, çdo gjë bëhet!

Quhej Philip John Halford. Në moshën 63 vje­çare e pranoi Fenë Islame dhe tani ka emër të ri, Abdul Ehad. Ky burrë anglez kishte kryer Fakul­tetin Teologjik dhe kishte shërbyer si prift protestant më se dyzet vjet!

Kur e pyetën se për ç’arsye e ndërroi fenë, z. Abdul Ehad tha: “E kuptova se Islami është Fe e Vërtetë dhe u bëra musli­man. Në vitin 1988 për herë të parë u njoha me Fenë Islame. Bëra analiza të the­lla për veçoritë e Krishterimit dhe të Islamit. Intere­simi im u shtua kur i dëgjoja ligjëratat me përmbajtje isla­me, të cilat i zhvillonin vëllezërit muslimanë.

Përmes tyre u lidha me Qendrën Islame në qytetin e Bir­mingenit të Anglisë. Fillova ta studioj Kur’anin me të vetmin qëllim: që të njihem për së afërmi, nga vetë burimi, me Fenë Isla­me… dhe aty e gjeta Qetësinë Shpirtërore…!”

Më në fund, ish-prifti protestant z. Philip John Halford, kurse tash me emrin e ri musliman, Abdul Ehad, tha: “Edhe pse isha i edukuar që nga fëmijëria në frymën e krishterë, kurrë nuk munda ta pranoj idenë se Krishti është bir i Zotit. Mendoj se shumica e besimtarëve të krishterë nuk janë asnjëherë të si­gurtë në besimin e tyre…”

Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe me shembjen e ko­munizmit, në ish-republikat sovjetike numri i besimtarëve po shto­het, sidomos numri i besimtarëve të Fesë Islame. Po, kjo tani është dukuri normale, pasi liria e besimit është e garantuar me ligj për të gjithë. Por a mund të jetë normale që Fenë Isla-me ta pranojë një rabin çifut, prijës fetar, i cili  kishte shërbyer në një sinagogë tridhjetë vjet me radhë?

Dihet urrejtja e çifutëve ndaj të gjitha besimeve, e sidomos ndaj Besimit Islam, sepse ata e konsi­de­rojnë veten si “Popull i zgjedhur”. Atëherë, pranimi i Fesë Islame nga një hebre nuk është tjetër veçse një bekim, një udhëzim nga All-llahu, i Cili është Burim i Dashurisë, Mëshirës e Dritës. Ai nxjerr nga errësira në dritë kë të dëshirojë…!

Muslimani i ri, ish-rabini çifut, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndë­rroi emrin dhe tani quhet Ibrahim Ismail. Meqë kishte zë të bukur, të lartë e tingëllues, z. Ibrahim Ismaili e caktuan muedh-dhin (myezin) në Xhaminë e Madhe, në qytetin Marge­lanu të Uzbekistanit. Këtë detyrë, sa të shenjtë aq edhe fisnike, ai po e kryen me nder e me përkushtim.

Një zonjë gjermane, pasi e pranoi Fenë Islame, tha: “Një ditë, djali im me sy të përlotur më tha: “Nuk dua të jem më i krishterë. Unë dëshiroj të bëhem musliman, të kaloj në Fenë Islame. Edhe ti, nëna ime e dashur, duhet t’i bashkohesh kësaj fe­­je, bashkë me mua!”

Kaluan vite dhe erdha në përfundim se Feja Is­lame është Fe e Vërtetë! Për këtë fe së pari dëgjova nga djali im, kur më erdhi i përlotur e më tha: “Nuk dua më të jem i krishterë…!”

Pasi e studiova Fenë Islame thellësisht, menjë­herë e refu­zova të rrefyerit, pagëzimin, shenjtërinë e Papës…! Besimi për Trininë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) ish­te i papranueshëm për mua, jobindës, qysh kur isha e re, që në moshën një­zetvje-çare.

Me ndihmën dhe në praninë e imamit të Xha­misë së Berlinit thashë Fjalën e Dëshmisë:

“S’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muham­medi (a.s.) është i Dërguari i Tij”.

Kështu edhe zyrtarisht u bëra muslimane, dhe ta­ni quhem Amina Mosler. Jam tejet e gëzuar, fatlume dhe kam qetësinë e duhur. Kështu si jam e falën­de­roj All-llahun që më udhëzoi. Sot unë jam një gjyshe e lumtur, sepse kam një nip i cili është mus­liman i lindur…!”

 

 

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

 

Must Read