BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhRrugëtimi im i rastësishëm për në Islam

Rrugëtimi im i rastësishëm për në Islam


Rrugëtimi im i rastësishëm për në Islam

 

Çdo musliman ka një histori për rrugëtimin e tij në Islam. Historitë janë aq interesante sa edhe kurioze. Allahu me të vërtetë udhëzon atë që Ai dëshiron dhe vetëm atë që Ai dëshiron. Ndjehem i bekuar që kam qenë një nga të zgjedhurit. Këtu është historia ime.

 

Unë gjithmonë kam besuar në një Zot. Gjithë jetën time gjatë vështirësive, i kërkoja Zotit ndihmë, madje edhe kur isha një fëmijë. Më kujtohet kur qaja në gjunjë në kuzhinë, ulëritësja dhe të gjithë qanin rreth meje. Unë po i lutesha Zotit  ta ndalonte këtë. Feja, nga ana tjetër nuk kishte kuptim. Duke rënë në moshë, me të vërtetë më pak kishte kuptim për mua. Njerëzit mendonin se ata ishin ndërmjetës midis teje dhe Zotit.

 

Unë ndjeja të njëjtën gjë për Jezusin, (mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të). Si funksionon kjo që ky njeri do të na shpëtojë të gjithë ne nga mëkatet tona? Pse ne nuk kemi të drejtë të mëkatojmë vetëm për shkak të tij? Unë e refuzova Biblën në të gjitha versionet e saj, të besoj diçka që është përkthyer dhe rishkruar shumë herë nuk mund të jetë fjalë e vërtetë e Zotit. Rreth moshës pesëmbëdhjetë i dhashë fund idesë së kërkimit të Zotit.

 

Familja ime ishte familje mesatare amerikane. Çdokënd që njihja kishte pasur të njëjtat problem si unë. Babai im ishte një punëtor i jakave blu i alkoolizuar. Me kalimin e kohës, gjendja e tij përkeqësohej derisa u çorodit. Abuzimi seksual, abuzimi fizik, dhe frika e u ngulit në fëmijërinë time që do të pasqyrohej edhe në pjesën tjetër të jetës sime. Ai vdiq kur isha në klasën e gjashtë. Prindërit e mi ishin divorcuar deri atëherë. Unë isha më e reja nga të tetë fëmijët. Nëna ime shkonte në punë për të na mbështetur, dhe unë kam qenë vetëm në shtëpi.

Këtu, unë kam qenë, një nga ata fëmijët që tërhiqeshin nga shoqëria, të cilët trembnin njerëzit kur ata ecin në dhomë. Fillova të vishesha me rroba të zeza dhe të bëja makijazh të  errët. Dëgjoja muzikë gotike dhe fantazoja për vdekjen. Vdekja, dukej të jetë më pak e frikshme dhe më shumë zgjidhja për këtë problem në rritje. Ndihesha vetëm gjatë gjithë kohës, madje edhe nga miqtë. Unë u përpoqa ta mbushja boshllëkun me cigare, pastaj alkool, seks, drogë dhe pastaj me çdo gjë që do të më mbajë larg nga mendimet e mia. Unë u përpoqa të vrasë veten së paku pesëmbëdhjetë herë. Pa marrë parasysh këtë dhimbje që kam përjetuar, thellë brenda meje kurrë nuk doja të largohesha.

 

Isha në kolegj kur unë isha shtatzënë me djalin tim, u frikësova për shëndetin e djalit tim dhe nuk mund të ëndërroja ta braktisja atë larg. Kam punuar pafund për ta siguruar birin tim. Shtrëngimi i gjithë dhimbjes dhe zemërimit në zemrën time, e ndryshoi jetën time shumë. Në këtë kohë, nuk kisha besim tek askush. Tre vjet më vonë, fillova të dal përsëri. U fejova. Unë me të vërtetë doja të kisha diçka më shumë. Si me të gjitha përvojat e mia të kaluara, bota ime u shemb. Unë isha 25 vjeç dhe isha shtatzënë me vajzën time dhe i dhashë fund marrëdhënies me të fejuarin tim, pasi, ai vazhdimisht mëmashtronte dhe më lëndonte fizikisht. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte e  ardhshmja.

Gjatë kësaj kohe punoja për një djalë pakistanez i cili ishte musliman. Unë kurrë nuk i shikoja lajmet apo të kujdesesha me të vërtetë se çfarë po ndodhte. Të qenit musliman për mua nuk ishte ndryshe nga çdo fe tjetër. Me kalimin e kohës njoha disa burra muslimanë. Fillova të vërej diçka krejtësisht ndryshe. Ata kishin moral të padiskutueshëm. Një përkushtim ndaj Zotit në një mënyrë që u kërkohej të luteshin pesë herë në ditë. Le të lemë mënjanë faktin se ata nuk pinin as nuk merrnin drogë. Për brezin tim kjo ishte moral i vjetër e shkollës, ndoshta gjyshërit tuaj mund ta kishin ndjekur.

 

Kur vajza ime lindi, ju nuk mund ta imagjinoni befasinë time kur njëri prej këtyre djemve erdhi dhe më solli dhurata. Unë u trondita, ai e mbajti atë dhe i foli asaj. Unë kurrë nuk kisha parë burrat të sillen në këtë mënyrë me një foshnje. Mirësia u rrit me kalimin e kohës gjatë katër muajve të ardhshëm. Unë nuk mund ta shpreh dashurinë që u tregua për ne. Dalëngadalë interesimin im për fenë e tyre u rrit. Unë isha kurioze se çfarë lloj feje mund të rrënjosë këto lloj vlerash tek njerëzit.

Unë e ndaja shtëpinë me shtatë njerëz, kur një natë vendosa të merrja hua kompjuterin eshokut tim. Kisha frikë ti ofendoja shokët e mi duke i bërë atyre disa pyetje, kështu që u futa në internet. Faqe e parë që hapa ishte islam-brief-guide. Unë kam qenë memece. Në qoftë se një pëlhurë e zezë ka qenë hequr nga trupi im, dhe unë ju betohem që, unë kurrë nuk jam ndjerë më afër Zotit. Brenda njëzet e katër orë, mësova shehadetin tim.

Këtë ditë, pjesën më të madhe të kohës sime e shpenzova duke kërkuar. Për herë të parë në jetën time diçka e kishte ndalur zemërimin, dhe dhimbjen. Unë me të vërtetë ndjeva dashurinë dhe frikën ndaj Zotit. Zoti i kishte zëvendësuar dhimbjen brenda meje me dritën e Tij, dhe besim në Të. Që prej konvertimit tim, Zoti më ka bekuar me të vërtetë mua. Zoti më dha forcën për të ndaluar pirjen e duhanit, pijen alkoolike dhe nuk kam përdorur drogë në pothuajse dy vjet. Unë jam martuar me një njeri të mrekullueshëm musliman. Ai ka marrë fëmijët e mi dhe i bëri ato tanët. Unë kam diçka që unë gjithmonë e kam kërkuar – një familje, (të gjitha falënderimet i takojnë Allahut).


Përktheu: Jonida HOXHA

Burimi: www.islamifejaevertete.com


Must Read