BallinaSpikasimSynimet e shejtanit tek njeriu

Synimet e shejtanit tek njeriu

QËLLIMET E SHEJTANIT QËLLIMI I LARGËT I TIJ

Shejtani nxiton vetëm për një qëllim të fundit të tij, ai është hudhja e njeriut në Xhehennem dhe pengimi nga hyrja në Xhennet: “Ai (shejtani) fton partinë e tij që të jenë nga banorët e zjarrit të fortë” (Fatir: 6).

QËLLIMET E TIJA TË AFËRTA
Ky ishte qëllimi i tij i largët, kurse qëllimet e tija të afërme janë të shumta, nga ato:

HUDHJA E NJERËZVE NË SHIRK (IDHUJTARI) DHE MOSBESIM: Duke i thirrur kështu që të adhurojnë tjetër kë përveç All-llahut, të bëjnë mosbesim dhe të mohojnë sheriatin (Ligjin) e Tij: “Sikur shembulli i shejtanit kur i tha njeriut: Moho! Kur ai mohoi (besimin në All-llahun) i tha: Unë jam i pastër prej teje..” (El-Hashr: 16).
Transmeton Muslimi nga Ijjad Ibni Himari radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem mbajti me një rast një fjalim, e tha: “O ju njerëz, All-llahu më urdhëroi t’ju mësojë atë që nuk dini nga ajo që më mësojë në këtë ditë: Çdo pasuri që i dhurova robit tim është për të hallall (njerëzit nuk mund të bëjnë pasurinë e Allahut haram përveç asaj që Ai vetë e ndaloi), Unë i krijova robërit e Mi të pastër (në fenë Islame, të pastër nga mëkatet) në përgjithësi, pastaj u erdhën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre, u ndaluan atyre çka Unë u lejova
dhe i urdhëruan të më bëjnë shok Mua çfarë Unë fare nuk u shpalla”.

HUDHJA E TYRE NË MËKATE DHE MOSBINDJE: Nëse shejtani nuk arrinë t’i hedhë njerëzit në shirk dhe kufër, nuk e humbë shpresën, por është i kënaqur që t’i hedhë në mëkate dhe mosbindje e kështu të mbjellë mes tyre armiqësinë dhe urrejtjen.
Transmeton Tirmidhiu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Vëni re, shejtani ka humbur shpresën përgjithmonë që të adhurohet në këtë vend tuajin (Mekkën dhe Medinen, apo në Gadishullin Arabik), por atij do t’i bëhet respekt me vepra që ju do t’i urreni, kurse ai do të jetë i kënaqur me atë”.
Po ashtu Muslimi transmeton nga Xhabiri radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Shejtani ka humbur shpresën që ta adhurojnë falësit (namazlitë) në Gadishullin Arabik, por atij i mjafton që t’ju nxitë kundër njëri-thetrit”. Dmth. hedhjen e armiqësisë dhe urrejtjes në mes tyre dhe në sulmimet kundër njëri-tjetrit, sikurse thotë All-llahu: “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni
fund (alkoolit e bixhozit)” (El-Maide: 91). Ai urdhëron çdo të keqe: “Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e imoralitet, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini” (El-Bekare:169).
Përfundimisht mund të themi se: Çdo adhurim i dashur për All-llahun, është i urrejtur për shejtanin dhe çdo mëkat i urrejtur për All-llahun, është i dashur për shejtanin.

HEDHJA E TYRE NË BIDATE – RISI NË FE: Kjo gjë është më e dashur për shejtanin sesa mëkatet dhe moskryerja e
urdhërave; sepse risia dëmton vetë fenë. Tha Sufjan Eth-Thevriu: “Bidati (risia në fe) është më i dashur te shejtani sesa mëkati; sepse për mëkatin njeriu mund të pendohet, kurse për bidatin nuk do të pendohet (sepse ai
që bën bidate është i bindur se ajo është feja e vërtetë)”.

PENGIMI I NJERËZVE NGA BINDJA NDAJ ALLAHUT:Shejtani nuk mjafton vetëm me thirrjen e njerëzve në shirk, kufr dhe
mëkate, por i pengon ata edhe nga veprimi i veprave të mira, nuk e lë asnjë rrugë të mirë të cilën njeriu e ndjek përveçse ai i del në pritë, mundohet ta pengojë dhe ta largojë nga ajo rrugë. Transmeton Sibretu
Ibni Ebi Fakih se tha: “Dëgjova të dërguarin e All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Shejtani i ka zënë pritën birit të Ademit në të gjitha rrugët e tij, i ka zënë pritën atij në rrugën e Islamit, e i tha: A e
pranon Islamin dhe kështu e hedhë fenë tënde dhe fenë e paraardhësve?! Njeriu (ai që pranoi Islamin) e kundërshtoi atë dhe e pranoi Islamin. Pastaj shejtani i zuri pritën atij në rrugën e emigrimit (Hixhretit), e i tha: A emigron dhe kështu e lenë tokën dhe nënqiellin tënd? Shembulli i emigruesit është sikurse kali i lidhur për shtylle (që nuk mund të ikë se është i lidhur). Ai e refuzoi atë dhe emigroi. Pastaj shejtani i zuri pritën atij në rrugën e Xhihadit, e i tha: A lufton, e shpenzon shpirtin e pasurinë, lufton dhe vritesh dhe pastaj gruaja jote martohet e pasuria jote ndahet?! Ai e refuzoi atë dhe luftoi. Ai i cili i vepron të gjitha këto, është hak për All-llahun që ta dërgojë atë në Xhennet, si dhe ai që vritet, është hak për All-llahun që ta dërgojë në Xhennet, si dhe ai që fundoset, është hak për All- llahun që ta dërgojë në Xhennet dhe ate që e godet shtaza e tij, është hak për All-llahun që ta shtijë në Xhennet”.
Këtë e vërteton edhe fjala e All-llahut në gjuhën e shejtanit, i cili tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)” (El-A’rafë: 16-17).
Ibni Abbasi e komentoi “rrugën” e përmendur në këtë ajet si: feja e qartë.
Kurse Ibni Mes’udi tha se është: Libri i All-llahut. Ndërsa Xhabiri tha se është: Islami. Muxhahidi tha se është: E vërteta.
Pra, shejtani nuk lë asnjë rrugë nga rrugët e mira përveçse mundohet t’i largojë njerëzit nga ajo.

PRISHJA E ADHURIMIT: Kur shejtani nuk arrinë që t’i pengojë njerëzit në kryerjen e ibadeteve (adhurimeve ndaj Zotit), mundohet që së paku t’ua prishë ato, që kështu mos t’i arrijnë shpërblimet dhe sevapet, sikurse transmetohet se Sahabiu

Othman Ibni Ebil-As radiAll-llahu anhu, erdhi te Muhammedi sal-lAll- llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Shejtani më ndërhyri në namazin dhe leximin tim, mundohej të ma përziej ate”. Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ai është një shejtan që quhet: Hinzib, kur ta ndiesh prezencen e tij, kërko strehim tek All-llahu nga ai dhe pështyj në të majtë tri herë”. Tha (Sahabiu): Unë veprova sikurse me tha ai dhe All-llahu ma largojë ate”.
Kur njeriu fillon të falet, i afrohet shejtani dhe fillon t’i pëshpëritë, ta pengojë në adhurimin e tij ndaj All-llahut dhe i përkujton problemet e kësaj bote, sikurse transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu
se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të thirret ezani për namaz, ikë shejtani duke lëshuar një bërtimë që mos ta dëgjoj ezanin, e kur të përfundojë ezani, kthehet, pastaj kur të bëhet ikameti për namaz,
ikë prap, pastaj afrohet dhe i ndërhynë në mendimet e tij, i thotë: përkujto këtë, përkujto atë, nga ato çështje që nuk i kujtoheshin derisa në fund nuk e di njeriu se sa reqate i fali”.

Burimi:
Libri: “Mashtrimet e shejtanit”
Autor: Dr. Omer el Eshkar
Botuar nga: Shb “Sira”

Must Read