BallinaSpikasimRESPEKTIMI I SHEJTANIT ËSHTË KUNDËRSHTIM I ALLAHUT

RESPEKTIMI I SHEJTANIT ËSHTË KUNDËRSHTIM I ALLAHUT

RESPEKTIMI I SHEJTANIT ËSHTË KUNDËRSHTIM I ALLAHUT

Thotë All-llahu: “Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu”
(En-Nisa: 117-118).
Kushdo që adhuron dike tjetër përveç All-llahut, siç janë idhujtë, dielli, hëna, dëshira personale (epshi), njeriu, ide (në kundërshtim me Islamin), është adhurues i shejtanit, pa marrë parasyshë a e pranon këtë apo e refuzon; sepse shejtani është ai që i urdhëroi dhe ua hijeshoi ato vepra, për këtë arsye ata që adhurojnë melekët, në realitet adhurojnë shejtanin: “Dhe, (përkujto) Ditën kur All-llahu i tubon të gjithë ata e pastaj melekëve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin? “Ata (melekët) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Ata në realitet adhuronin xhindët (shejtanët dhe exhinët) dhe shumica e tyre u besonin atyre” (Sebe’ë: 40-41) Dmth. se melekët nuk i urdhëruan të veprojnë ashtu, por shejtanët i urdhëruan që t’i adhurojnë ata, sikurse i urdhëruan edhe idhujtarët t’i adhurojnë idhujtë, prapa të cilëve fshiheshin shejtanët.

Nga kjo mund të përfundojmë se shejtani urdhëron çdo të keqe, nxitë në të dhe largon nga çdo e mirë, sikurse thotë All-llahu: “Shejtani ju premton varfëri (ju frikëson me varfëri) dhe ju urdhëron të bëni imoralitete (çdo gjë të keqe), kurse All-llahu ju premton falje dhe mirësi nga Ai…” (El- Bekare: 268), ai i frikëson njerëzit me varfëri, e u thotë: nëse ju shpenzoni pasurinë tuaj në rrugën e All-llahut, do të varfëroheni, kurse “imoraliteti” me të cilin ai na urdhëron është çdo vepër e keqe, sikurse koprracia, prostitucioni, etj.

Burimi:
Libri: “Mashtrimet e shejtanit”
Autor: Dr. Omer el Eshkar
Botuar nga: Shb “Sira”

Must Read