BallinaAKIDEBesimi në të dërguarit e Allahut

Besimi në të dërguarit e Allahut

Besimi në të dërguarit

Termi rusul është shumës i fjalës resul, që nënkupton i dërguar, në kumtimin e diçkaje.

Këtu nënkupton njerëzit të cilëve u është shpallur nga Sheriati dhe janë urdhëruar në kumtimin e saj.

I dërguari i parë është Nuhu, kurse i fundit është Muhamedi alejhi selam. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّآأَوۡحَيۡنَآإِلَيۡكَكَمَآأَوۡحَيۡنَآإِلَىٰنُوحٖوَٱلنَّبِيِّ‍ۧنَمِنۢبَعۡدِهِ

“Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij.” (En Nisa, 163)

Në Sahihun e Buhariut, Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell hadithin e ndërmjetësimit, ku i Dërguari alejhi selam ka përmendur se njerëzit do të shkojnë tek Ademi, që të ndërmjetësojë, mirëpo ai do t’u kërkojë ndjesë, duke u thënë: “Shkoni te Nuhu! Ai është i dërguari i parë i Allahut.” dhe përmendi vazhdimin e hadithit.

Ndërkaq, në lidhje me Muhamedin alejhi selam Allahu i Lartësuar thotë:

مَّاكَانَمُحَمَّدٌأَبَآأَحَدٖمِّنرِّجَالِكُمۡوَلَٰكِنرَّسُولَٱللَّهِوَخَاتَمَٱلنَّبِيِّ‍ۧنَ

“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” (El Ahzab, 40)

Nuk ka pasur asnjë popull që Allahu të mos i ketë çuar të dërguar me ligj të veçantë fetar për te populli i tij, ose pejgamber, të cilit i ka shpallur ligj të të dërguarit paraprak, për ta ripërtëritur atë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَقَدۡبَعَثۡنَافِيكُلِّأُمَّةٖرَّسُولًاأَنِٱعۡبُدُواْٱللَّهَوَٱجۡتَنِبُواْٱلطَّٰغُوتَ

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): ‘Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!’” (En Nahl, 36)

Gjithashtu, Allahu thotë:

إِنَّآأَرۡسَلۡنَٰكَبِٱلۡحَقِّبَشِيرٗاوَنَذِيرٗاۚوَإِنمِّنۡأُمَّةٍإِلَّاخَلَافِيهَانَذِيرٞ٢٤

“Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.” (Fatir, 24)

Po ashtu, thotë:

إِنَّآأَنزَلۡنَاٱلتَّوۡرَىٰةَفِيهَاهُدٗىوَنُورٞۚيَحۡكُمُبِهَاٱلنَّبِيُّونَٱلَّذِينَأَسۡلَمُواْلِلَّذِينَهَادُواْ

“Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë.” (El Maide, 44)

Të dërguarit janë njerëz të krijuar e nuk kanë cilësi e veçori krijimi ose adhurimi.

Allahu i Lartësuar lidhur me të dërguarin Muhamed alejhi selam, i cili konsiderohet zotëria i të dërguarve dhe me pozitën më të lartë tek Allahu, thotë:

قُللَّآأَمۡلِكُلِنَفۡسِينَفۡعٗاوَلَاضَرًّاإِلَّامَاشَآءَٱللَّهُۚوَلَوۡكُنتُأَعۡلَمُٱلۡغَيۡبَلَٱسۡتَكۡثَرۡتُمِنَٱلۡخَيۡرِوَمَامَسَّنِيَٱلسُّوٓءُۚإِنۡأَنَا۠إِلَّانَذِيرٞوَبَشِيرٞلِّقَوۡمٖيُؤۡمِنُونَ١٨٨

“Thuaj: ‘Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë.’” (El Araf, 188)

Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

قُلۡإِنِّيلَآأَمۡلِكُلَكُمۡضَرّٗاوَلَارَشَدٗا٢١ قُلۡإِنِّيلَنيُجِيرَنِيمِنَٱللَّهِأَحَدٞوَلَنۡأَجِدَمِندُونِهِۦمُلۡتَحَدًا٢٢

“Thuaj: ‘Unë nuk mund t’ju largoj ndonjë dëm e as t’ju sjell ndonjë dobi.’ Thuaj: ‘Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai.’” (El Xhin, 21-22)

Pejgamberët kanë cilësi njerëzore: i kap sëmundja, vdekja, nevoja për ushqim e për pije, dhe të ngjashme. Allahu i Lartësuar, lidhur me Ibrahimin alejhi selam kur e përshkruan Zotin e tij, thotë:

وَٱلَّذِيهُوَيُطۡعِمُنِيوَيَسۡقِينِ٧٩ وَإِذَامَرِضۡتُفَهُوَيَشۡفِينِ٨٠ وَٱلَّذِييُمِيتُنِيثُمَّيُحۡيِينِ٨١

“I Cili më ushqen dhe më jep të pi; i Cili, kur sëmurem, më shëron; i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë.” (Esh Shuara, 79-81)

I Dërguari alejhi selam thotë: “Edhe unë jam njeri si ju: harroj, siç harroni ju. Ndaj, po qe se harroj, ma kujtoni!”

Allahu i Lartësuar i ka përshkruar ata me përuljen ndaj Tij dhe se janë robërit e Vet, me të gjitha pozitat më të larta. Në kontekstin e lavdërimit ndaj tyre, Allahu i Lartësuar, lidhur me Nuhun alejhi selam thotë:

إِنَّهُۥكَانَعَبۡدٗاشَكُورٗا٣

“Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës.” (El Isra, 3)

Lidhur me Muhamedin alejhi selam thotë:

تَبَارَكَٱلَّذِينَزَّلَٱلۡفُرۡقَانَعَلَىٰعَبۡدِهِۦلِيَكُونَلِلۡعَٰلَمِينَنَذِيرًا١

“I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët.” (El Furkan, 1)

Lidhur me Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta, thotë:

وَٱذۡكُرۡعِبَٰدَنَآإِبۡرَٰهِيمَوَإِسۡحَٰقَوَيَعۡقُوبَأُوْلِيٱلۡأَيۡدِيوَٱلۡأَبۡصَٰرِ٤٥ إِنَّآأَخۡلَصۡنَٰهُمبِخَالِصَةٖذِكۡرَىٱلدَّارِ٤٦ وَإِنَّهُمۡعِندَنَالَمِنَٱلۡمُصۡطَفَيۡنَٱلۡأَخۡيَارِ٤٧

“Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme. Njëmend, ata janë tek Ne, nga njerëzit më të mirë e më të zgjedhur.” (Sad, 45-47)

Ndërkaq, lidhur me Isain, të birin e Merjemes tha:

إِنۡهُوَإِلَّاعَبۡدٌأَنۡعَمۡنَاعَلَيۡهِوَجَعَلۡنَٰهُمَثَلٗالِّبَنِيٓإِسۡرَٰٓءِيلَ٥٩

“Isai ishte vetëm një rob, të cilit Ne i dhuruam (profeci) dhe e bëmë shembull për bijtë (pasardhësit) e Israilit.” (Ez Zuhruf, 59)

“Shpjegimi i bazave të besimit”
Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read