Si përballohen kritikat e të këqinjëve
Te pagdhendurit dhe trashanikët fyen dhe llomotiten ç’mos për Krijuesin, Allahu qoftë larg fjalëve të tyre, shanë te Vetmin Një që perveç Tij tjetër s’ka dhe u orvaten që me fjalë të ndyra të prekin pastertine e Tij, Allahu është i pastër dhe larg thënieve të tyre. Kur patën guxim ta bëjnë një gjë të tillë ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë, ç’pret që të flasin për ty dhe mua që shumë shpejt rrëshqasim në grackat e të mallkuarit(shejtanit).
Në jetën tënde sheh shumëçka prej shpirtligëve e ziliqarëve, goditjet e tyre të forta e pa pikë mëshire priti nga çdo anë, se ata s’kanë qëllim tjetër veç mposhtjes tënde dhe shkatvrrimit tvnd, ndaj qëndro e vazhdo të përparosh me begatitë e Allahut, dhe mos u dorëzo. Ata nuk heshtin kurrë ndaj teje, dhe s’të lënë të qetë derisa të largohesh prej atyre, ti qëndro se me të vërtetë ai që rri ulur mbi tokë nuk rrezohet, e njerëzit nuk i gjuajnë me gurë degët pa fryte, po as e shqelmojnë qenin e ngordhur. Ata janë gjithmonë të zemëruar me ty dhe rrinë të gatshëm të të vërsulen sepse ti u lartësove me dituri, moral, a pasuri. Ti per ata je si një mëkat i madh qe s’falet dot kurrë, ata do të vazhdojnë të të luftojnë gjersa t’i lëshosh nga dora begatitë e Krijuesit tënd, të zhvishesh nga vetitë e vyera e të biesh në zeron e pavlerë. Nëse i kupton kurthet dhe lajthitjet e tyre, atëherë mos ua vër veshin fjalëve që trillojne, e mos u lodh me poshtërsinë e tyre, por bëhu i fortë si guri që s’leviz lehtë, rri në vend të vet duke ua treguar forcen e ekzistencës së tij kokrrave të breshërit që sado të mëdha të jenë, kur mbi shkëmb pikojnë bëhen copë-copë, e shkëmbi qendron e s’e gjen gjë. Sa më tepër që të flasin për ty, aq më shumë peshon personaliteti yt. Ti nuk mund t’i mbyllësh gojët, e as qe e ke në dorë t’ua ndryshosh trurin, por ke mundesi ti groposesh te keqijat e tyre dhe t’i lësh menjanë. Me ta bej sikur s’i sheh e as nuk i dëgjon, dhe thuaju me vete:
“Vdisni me atë mllef tuajin” (Kur’an 3:119)
Nëse dëshiron tv jesh i pranuar nga tv gjithe, i dashur për secilin, i pastër nga mangësite para syve të botës po kërkon të pamundurën dhe shpresat tuaja janë veç dëshirë utopike.
Aid el-Karni
“Mos u Trishto”