Dhe bëni mirë…

Dhe bëni mirë…

Po të paralajmëroj të kesh kujdes që të mos lidhesh me dynjanë dhe të mos e vësh në qendër të vëmendjes tënde, sepse shumë nga shpërblimet Allahu t’i ruan për momentet në të cilat do të kesh më së shumti nevojë për to në ditën e gjykimit…
Forma më e qartë e falënderimit hyjnor është: falënderimi për mirësjellje ndaj prindërve që lidhet me lehtësime të ndryshme në jetë dhe sukses në të gjitha poret e saj. Sikur të ishte suksesi i rezervuar, vetëm për ata të cilët sillen mirë me prindërit. Mund t’i grumbullosh njerëzit e suksesshëm dhe do ta kuptosh që njësia e përbashkët e tyre është mirësjellja me prindërit, nuk ka se si të jetë ndryshe!
I Lartësuari thotë: “Dhe bëni mirë.” (El-Haxh, 77)…

Sado e vogël që është kjo e mirë, Falënderuesi të falënderon për të: “E kush vepron mirë sa pesha e grimcës do ta gjej atë.” [Ez-Zilzaleh, 7]
Patjetër do ta shohë shpërblimin e saj!
Edhe pse grimca shihet me shumë vështirësi, nëse vepron mirë sa pesha e saj, do ta gjesh në ditën e gjykimit duke të pritur, të të gëzojë me të i Lartësuari dhe të ta forcojë zemrën në ditën kur edhe djelmoshat e rinjë thinjen.

Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”

Must Read