Paralajmërim nga joshjet dhe dinakëria e shejtanit
Dije se dëshirat dhe nxitjet janë rrënjosur te njerëzit, për kërkim të të dobishmeve. Intelekti e zbut njeriun dhe e urdhëron të jetë i drejtë në ç’kërkon dhe në ç’shmang.
Shejtani nxit njeriun që të jetë i tepërt në përgjithësi. Pra, i mençuri duhet të jetë i kujdesshëm ndaj këtij armiku, i cili e ka deklaruar armiqësinë e tij që nga koha e Ademit a.s., dhe ia ka dedikuar gjithë ekzistencën e tij, çoroditjes së bijve të Ademit a.s..
Allahu i Lartësuar paralajmëron kundër shejtanit të mallkuar.
Ai në librin e tij fisnik thotë: “…mos ndiqni gjurmët e shejtanit! Se ai është armik i përbetuar i juaji. Ai vetëm ju nxitë në të këqija dhe në vepra të turpshme dhe të flisni kundër Allahut ato gjëra që nuk i dini”.
(el Bekare, 168 dhe 169)
“Shejtani ju frikëson juve me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni gjynahe, (si koprraci, etj.).”(el Bekare, 268)
“Shejtani, madje, dëshiron, që t’ua humbë atyre krejtësisht udhën e drejtë”. (Nisa, 60)
“Me të vërtetë, shejtani me pije alkoolike dhe me bixhoz dëshiron që të fusë në mes jush armiqësi dhe urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerjen e namazit. Prandaj, a doni të shmangeni? (Shmanguni ju nga këto vepra të këqija)!”(el Maide, 91)
“Ai, me të vërtetë, është armik – ngatërrestar i qartë!”(Kasas, 15)
“Me të vërtetë, shejtani është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.” (Fatir, 6)
“…dhe le të mos u mashtrojë mashtruesi (shejtani) në Allahun.”(Llukman, 33)
Ka edhe shumë paralajmërime tjera të kësaj natyre në Kuran.
Burimi:
Ibn Xheuzi
” Zgjimi nga gjumi i shkujdesjes”