BallinaAKIDEAkide të ndryshmeTri çështje që duhet t'i besojmë mbi Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i...

Tri çështje që duhet t’i besojmë mbi Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)

Dëshmia e parë e Islamit është shehadeti d.m.th: “Nuk meriton askush të adhurohet pos Allahut të Lartësuar dhe Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është Rob dhe i Dërguar i Tij.” Pjesa e dytë e kësaj dëshmie është se Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) plotësohet përmes këtyre çështjeve:

1. Të besojmë në çdo gjë që e na ka thënë.
Ne duhet të besojmë së pari se Muhamedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është i Dërguari i Allahut të Lartësuar, për tërë njerëzit dhe exhinët. I Dërguar nga ana e Allahut për t’u kumtuar atyre shpalljen, Kuranin dhe Synetin të cilat përmbajnë fenë Islame, dhe Allahu i Madhëruar nuk do të pranoj asnjë fe tjetër nga krijesat e Tij.

2. Bindja në urdhrat e tij dhe pajtimi me gjykimin e tij si dhe nënshtrimi i plotë ndaj mësimeve të tij. Nënshtrim ndaj synetit të tij duke epasuar atë dhe të largohemi nga çdo gjë që është në kundërshtim me të.

3. Dashuria për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ne duhet ta duam Pejgamberin tonë (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) më shumë se vetveten tonë, më shumë se prindërit tanë, dhe fëmijët tanë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë respektin dhe dashurinë që ai e meriton nga ne, dhe ne duhet të jemi të inspiruar me atë që duhet ta bëjmë për ta ndihmuar dhe mbrojtur atë dhe t’i përmbahemi asaj me të cilën ka ardhur ai.
Për çdo musliman: është obligim i çdo muslimani që plotësisht ta kuptojmë në jetën tonë kuptimin e dëshmisë “Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i Dërguar i Allahut xh. sh”.
Ne duhet që besimi ynë të jetë i shëndoshë, që ta realizojmë pjesën e dytë të Shehadetit dhe që të pranohet kjo dëshmi nga ne, ngase munafikat (Dyfytyrëshat, Hipokritët) i patën thënë Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kur vijnë munafikët tek ti (Muhamed) thonë:Ne dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut. “Allahu e di se ti je vërtet i Dërguar i Tij dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë më të
vërtetë gënjështarë.” (El- Munafikun 1). Por, dëshmia e tyre nuk iu bëri dobi sepse ata nuk e realizuan përmbajtjen e saj.
Është një numër i gjërave që ne duhet bërë që të i vejmë në aksion që të vendosim dashurinë tonë për Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të kujdesemi dhe të kryejmë obligimin ndaj tij.
Ne duhet të konfrontohemi me gjitha kundërshtimet që vijnë nga të gjitha anët kundër Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ta flijojmë për të vetveten tonë, me të dashurit tanë, dhe me gjitha aftësitë tona deri në maksimumin e mundësive tona. Ne të gjithë kemi këtë përgjegjësi pa marrë parasysh se në çfarë shkallë të përgjegjësisë gjendemi.

Autor: Komiteti botëror
Libri: Njëqind mënyra për t’i dalë në krah pejgamberit (alejhi selatu ue selam)
Përktheu: Arlind Gusinja
Redaktor: Driton Lekaj
Botues: IslamHouse.com

Must Read