Mehri i Xhennetit
Ai që mendon thellë me syrin e mendjes vazhdimësinë e qëndrimit në Xhennet në një kthjelltësi pa turbullim, në kënaqësi pa ndërprerje, me plotësimin e gjithçkaje që dëshiron shpirti, me bollëkun që syri nuk e ka parë, as veshi nuk e ka dëgjuar dhe asnjë njeriu nuk i ka shkuar ndonjëherë për zemër, pa ndryshim dhe shterim, aq sa nuk thuhet më njëqind mijë vjet, dhe as një milion vjet, por edhe sikur njeriu të numërojë me qindra-mijëra vjet, ato kurrë nuk do të mbarojnë dhe kurrë nuk do të shterojnë, sepse qëndrimi në Botën tjetër nuk shteron kurrë, do të shohë se kjo nuk mund të arrihet vetëm se duke sakrifikuar jetë. E sa është një jetë që kulmin e saj e ka njëqind vjet? Pesëmbëdhjetë vjet prej saj janë rritje dhe padije, tridhjetë vjet pas të shtatëdhjetave -nëse arrihen- janë dobësi dhe pafuqi. Pjesa e mesme e moshës gjysmën e saj e ka në gjumë, një pjesë e saj shërben për të ngrënë, për të pirë dhe për të fituar, ndërsa pjesa që mbetet për adhurimet është e pakët.
Përse të mos e blejë njeriu atë jetë të përhershme me këtë të paktën ?!
Ebu El-Ferexh Abdurrahman Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!
Burimi: www.islamifejaevertete.com
___
* Në këtë kategori publikohen këshilla të ndryshme dhe thënie të urta shkruar nga stafi, marrë prej librave të përkthyera në gjuhen shqipe ose përkthime ekskluzive për uebfaqen. Kjo formë e artikujve vlen vetëm për këtë kategori, pra kategorinë “Këshilla dhe Urtësi” (http://islamifejaevertete.com/ifv/index.php/artikuj/keshilla) përndryshe në çdo kategori tjetër shkrimet kanë referenca dhe burime të plota se kush i ka shkruar, përkthyer dhe publikuar për herë të parë në internet.