A lejohet të lutemi në sexhde në gjuhën shqipe?
Pyetje: Eselamu alejkum. A e kam gabim qe une gjat faljes se namazit te vitrit bej dua ne gjuhen shqipe ne sexhde dhe kete e bej vazhdimisht, e nese ndonjeher nuk bej dua me duket sikur kam lene mangu diqka. Çka me kshilloni? Allahu ju shperbleft me te mirat e kesaj bote si dhe botes tjeter dhe ju mbrojt nga zjarri i xhehnemit.
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Dijetarët në lidhje me lutjet në namaz (në sexhde) në ndonjë gjuhë tjetër pos gjuhës arabe, janë ndarë në tri mendime.
-Disa prej dijetarëve janë të mendimit se nuk lejohet njeriu të lutet në namaz në ndonjë gjuhë tjetër pos gjuhës arabe, sepse Pejgamberi(salallahualejhiveselem) ka urdhëruar që të falemi ashtu siç ai është falur.E nuk ka dyshim se ai nuk ka përmendur lutje përveçse në gjuhën arabe.
-Disa dijetarë tjerë kanë bërë dallim ndërmjet namazeve farze dhe atyre nafile, duke thënë se në namazet farze është e ndaluar lutja në gjuhë tjera pos gjuhës arabe, ndërsa në nafile është e lejuar një gjë e tillë.
-E disa tjerë prej dijetarëve e kanë lejuar një gjë të tillë, qoftë në namazet farze apo nafile, duke u argumentuar me argumente të përgjithshme
në të cilat Pejgamberi (salallahualejhiveselem) ka nxitur që njeriu të lutet më shumë në sexhde. Sikur hadithi në të cilin Pejgamberi(salallahualejhiveselem) thotë: “Njeriu më afër Allahut është kur është në sexhde, andaj shtoni lutjet e juaja (në të)”. (Transmeton Muslimi)
Kështuqë njeriu duhet t’i shton lutjet e tij në sexhde, ngase ai në këtë gjendje është më afër Allahut. E si mund t’i shtojë lutjet ai që dëshiron ta lutë Allahun në këtë gjendje, e që nuk e di gjuhën arabe?
Padyshim se do t’i pamundësohet një gjë e tillë, nëse themi që është e ndaluar lutja në gjuhë tjera, e që me këtë pengohen shumë prej muslimanëve nga lutjet e tyre në momentin që janë afër Allahut, dhe mbetet një privilegj i cili i përfshinë vetëm arabët dhe ata që e dinë gjuhën arabe, për ta shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të kërkuar prej Allahut(azzevexhel) plotësimin e nevojave dhe dëshirave të tyre.
Andaj, mendimi në të cilin anojmë më shumë dhe mendojmë që është më i saktë, është mendimi i fundit i cili lejon që njeriu të lutet në sexhde edhe në gjuhën shqipe, nëse nuk di lutje të transmetuara në gjuhën arabe.
Ndërsa sa i përket asaj se nëse e leni ndonjëherë lutjen në sexhde, e djeni sikur keni lënë ndonjë gjë mangu në namaz, kjo ndjenjë dhe bindje është e gabuar. Ngase shtuarja e lutjeve në sexhde është gjë e pëlqyer, e që lënia e
tyre nuk e mangëson apo dobëson namazin. Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami