Perla nga Selefët

 

Perla nga Selefët
 


Edh-Dhehebi:

Abdullah ibën Mes’udi ka memorizuar 70 Sure të Kur’anit direkt nga vetë buzët e Profetit – alejhis selatu ues-selem-. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 77]

Ebu Derda:

E dua vdekjen sepse e dua shumë [takimin] me Zotin tim, e dua varfërinë sepse me bën të jem modest para Zotit tim, e dua sëmundjen sepse ajo [është shkak] m’i fshinë mëkatet e mia. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 84]

Edh-Dhehebi:

Rib’i ibën Hirash u zotua që kurrë mos të qeshte derisa ta dinte nëse ishte përcaktuar për Xhennet apo Zjarr. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 110]

Edh-Dhehebi:

Ibrahim en-Nekha’i do t’i shmangej famës. Ai do të fliste vetëm nëse pyetej.[et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 113]

Edh-Dhehebi:

Muhamed ibën Sirini do të qeshej dhe do të bënte shaka. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 115]

el-Amesh:

Njëherë një njeri e pyeti Imam esh-Shabiun për emrin e gruas së shejtanit. Imami u përgjigj: “Ajo ishte një dasmë në të cilën nuk kam marrë pjesë!” [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 121]

Ikrimeh:

Kam kërkuar diturinë për 40 vjet. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 126]

Ebu Zinad:

Ez-Zuhriu gjithmonë mbarte letër kur ulej me dijetarët. Ai do të shkruante çdo gjë që dëgjonte. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 136]

Edh-Dhehebi:

Ez-Zuhriu ka memorizuar të gjithë Kur’anin për 80 net. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 137]

Ez-Zuhri:

Kasim ibën Muhamed më tha që të shkoja tek Emrah bint Abdurrahman. Zbulova se dituria e saj ishte aq e gjera sa një oqean! [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 138]

Shuajb ibën Ebi Hamezah:

Është pyetu njëherë Makhul se kush ishte personi më i dijshëm që ndonjëherë e kishte takuar? Ai tha ez-Zuhriu, ai pastaj u pyet, e pas tij? Ai u përgjigj Ez-Zuhriu. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 137]

Ebu Is’hak esh-Shej’i:

Jam plakur dhe dobësuar dhe mund që të agjëroj vetëm tri ditë për çdo muaj, të Hënat dhe të Enjtet dhe Muajt e shenjtë. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 140]

Sufjan ibën Ujejneh:

Safuan ibën Sulejman u betua në Allahun se nuk do të shtrihej derisa ta takonte Allahun. Ai jetoi kështu për 30 vjet, dhe vdiq ulur ufk. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 153]

Ubejdullah ibën Xha’fer:

Kur një person të flet dhe mahnitet nga të folurit e tij atëherë ai duhet që të heshtë. Ndërsa, nëse mahnitet nga heshtja e tij atëherë ai duhet që të flasë. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 155]

Ibën Adijj:

Davud ibën Ebi Hind ka agjëruar për 40 vjet, pa ditur familja e tij për këtë gjë. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 162]

Uaki’ ibën el-Xherrah:

El-Ameshi gati ka mbushur 70 vjet pa e humbur asnjëherë tekbirin fillestar në Mesxhid. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 167]

el-Uelid ibën Mezid:

Kurrë nuk e kam parë El-Euzaiun të qeshë me gojën e tij plotësisht të hapur. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 184]

‘Ukbeh el-Beiruti:

El-Euzaiu ka vdekur në saunën e tij. Gruaja e tij e kishte mbyllur derën dhe e kishte harruar atë brenda. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 186]

‘Abdirahman ibën Mehdi:

Nëse do t’i thuhej Hamad ibën Selemes, se do të vdiste nesër, ai nuk do të kishte çfarë të shtonte në adhurim. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 200]

Jusuf el-Mu’edib:

Hamad ibën Selemeh ka vdekur në namaz. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 200]

esh-Shafi’i:

Kur të përmenden dijetarët Imam Maliku është ylli i tyre. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 203]

Se’id ibën ‘AbdilAziz:

Asnjëherë nuk kam falur ndonjë namaz përveç që kam paramenduar Xhenetin përpara meje dhe Xhehenemin prapa meje. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 211]

Abdullah ibnul Mubarek:

Nëse shumica e veprave të një personi janë të mira atëherë mos ia përmendni veprat e tij të këqija. [Ndërsa], nëse shumica e veprave të një personi janë të këqija atëherë mos ia përmendni veprat e tij të mira. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 250]

en-Nadhr ibën Shumejl:

Një person nuk ka shijuar ëmbëlsinë e diturisë derisa ajo t’i shkaktojë që të jetë i uritur dhe pastaj e bën që ta harrojë po të njëjtën uri! [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 276]

Is-hak ibën Rahujah:

Kur isha në Mekë, Ahmed Ibën Hanbel, më tha: “Më lër të tregoj një njeri, çiftët e të të cilit nuk i ke takuar kurrë më parë.” Ai më solli tek Imam Shafi’iu. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 311]

Hisham er-Razi:

Kam shpenzuar shtatëqind mijë monedha argjendi në kërkimin e diturisë. [et-Tedhkirah vëll. 1 fq. 329]

Imam Buhariu:

Asnjëherë nuk jam ndier i frikësuar[nga dituria] përveç nën shoqërinë e Ali el-Medinit. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 14]

Edh-Dhehebi:

Është thënë se Jahja ibën Meini ka trashëguar një milion monedha të argjendit nga babai i tij. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 14]

Abdullah ibën Ahmed ibën Hanbel:

Ebu Zur’ah më ka thënë: ‘Babai yt ka ditur përmendësh një milion hadithe. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 16]

Edh-Dhehebi:

Muhamed ibën Jahja el-Adeni ka kryer Haxhin 77 herë. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 61]

Ahmed ibën Sinan:

Kur një person fillon që të bëjë bid’ate, ëmbëlsia e hadithit ia lë zemrën e tij. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 75]

Imam Buhariu:

Kur kam mbushur 18 vjet, kam shkruar librat Kadaja es-Sehabah dhe Tarih el-Kebir. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 98]

Ebu Hatim:

Herë e parë kur kam dalur që të kërkoj dituri kam udhëtuar për 7 vjet. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 105]

Ebu Hatim:

Kam qenë 20 vjeç kur kam udhëtuar në këmbë nga Bahrejni për në Egjipt dhe nga Egjipti për në Palestinë, dhe nga Palestina në Siri në kërkim të diturisë. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 105]

Edh-Dhehebi:

Asnjë dijetar nga koha jonë nuk mund të matet me të vjetrit. Ti mund të thuash ‘Kush është Ahmed ibën Hanbel? ‘Ali el-Medini apo Ebu Zur’ah?’ Përule veten, dhe mbahu qetë! Këta janë burrat, të cilët, na sollën dituri të dobishme. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 143]

Edh-Dhehebi:

Ebu Bekër el-Firjabi ka gërmuar vet varrin e tij. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 183]

Hasan el-Basri:

Që ta dijë se jam i pastër nga hipokrizia është më e dashur për mua sesa pesha e tërë botës në ar. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 184]

Edh-Dhehebi:

Është thënë se Et-Taberiu do të shkruante 40 faqe në ditë. [et-Tedhkirah vëll. 2 fq. 194]

Ebu Bekër en-Nejsaburi:

Gjatë krizës së urisë në Basrah[Irak], unë kam jetuar për 40 ditë me një pjesë bukë. [et-Tedhkirah vëll.3 fq. 83]

Edh-Dhehebi:

Et-Taberaniu filloi që të udhëtonte në kërkim të diturisë në moshën 13 vjeçare. [et-Tedhkirah vëll. 3 fq. 89]

Ibën Tahir:

Kam urinuar gjak dy herë në jetën time në kërkim të diturisë. Njëherë në Bagdad dhe njëherë në Mekë. Ishte për shkak të ecjes zbathur në nxehtësi. [et-Tedhkirah vëll. 4 fq. 29]

Ibnul Xheuzi:

Unë kam shkruar dymijë libra, kam ndihmuar njëmijë njerëz që të pendohen dhe kam udhëzuar 20 mijë njerëz që të pranojnë Islamin. [et-Tedhkirah vëll. 4 fq. 96]

el-Muvefak:

Njëqind mijë njerëz do të ndiqnin mësimet e Ibnul Xheuzit. [et-Tedhkirah vëll. 4 fq. 98]

Përkthyer në anglisht: Ebu Thabit, Ismail ibën Muhamed Nur

Në Shqip: Meriton Muriqi

Referenca: www.khalduun.com

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read