Imam Buhari dhe një mijë dinarë – Ngjarje e vërtetë3 min read

0
453

Imam Buhari dhe një mijë dinarë

Në El-Fauaid Ed-darari, El-Axhluni: Transmetohet për Imam Buharin (Allahu e mëshiroftë) se një herë gjate një udhëtimi me anije për të kërkuar dije, ai kishte marrë me vete një mijë dinarë. Një prej udhëtarëve ne anije u njoftua me Imam Buharin, duke i shfaqur atij dashuri dhe mirënjohje për te. Gjatë këtij udhëtimi në det, ky person shpeshherë i bënte shoqëri Imam Buharit. Në udhëtimet e gjata, miqësia zhvillohet më shpejt se ne jetën normale, dhe gjatë kohës qe ata kaluan së bashku, Imam Buhari e informoi atë person, qe ai kishte me vete një mijë dinarë.

Te nesërmen, pasi Imam Buhari i kishte folur në lidhje me paratë, ky person kur u zgjua filloi të qaj, te bërtas e te grise rrobat e tij, dhe duke goditur fytyrën e tij, sikur ai sapo te ishte goditur me një humbje të madhe. Shoqëruesit e tij e pyeten se çfarë kishte ndodhur me te, por në fillim ai refuzoi të përgjigjet, sikur ai ishte ende në një gjendje shoku dhe nuk mund të fliste për gjendjen e tij. Pasi ata insistuan shume ,qe ai tu tregonte atyre se çfarë kishte ndodhur me të, ai më në fund ju tha: “Unë kam pasur një qese që mbante një mijë dinarë, dhe e kam humbur atë”.

Pjesëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin përgjegjës për anijen filluan t’i kontrollonin të gjithë pasagjerët një nga një, dhe me të kuptuar se çfarë po ndodhte, Imam Buhari, duke u siguruar se askush nuk po e shihte, e hodhi qesen e parave ne det. Kur erdhi radha e tij për t’u kontrolluar, asgjë nuk u gjet. Kur tërë anija dhe të gjithë pasagjerët e saj u kontrolluan, dhe kur nuk u gjet qesja e parave, pjesëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin përgjegjës për anijen u kthyen te njeriu që kishte bërë dëshmuar një histori te tille, për ta dënuar atë sepse kishte bërë një pohim të rremë dhe ju kishte hapur atyre shumë probleme. Sapo anija, më në fund arriti në breg, udhëtarët filluan të zbarkonin. Ndërkohë, një mik i vjetër i Imam Buharit shkoi tek ai dhe e pyeti se çfarë kishte bërë me qesen e parave.

Ai i tha: “Unë e hodha atë në det!”

Atëherë, ai e pyeti me habi:
“Dhe ju jeni duke pranuar faktin se ju vete keni humbur një shume të madhe parash dhe jeni kaq i qete?”

“O ti i paditur!” i tha Imam Buhari.

“A nuk e di ti se unë kam kaluar gjithë jetën time ne mbledhjen e haditheve të Dërguarit te Allahut (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe se bota tani e njeh besueshmërinë time. A do të ishte atëherë e përshtatshme për mua që të nënshtroja veten ndaj një akuze për vjedhje? Dhe a do te doja unë të humbisja perlën e çmuar, (dmth dijen time dhe arritjen si një dijetar) që unë kam fituar gjatë një jete të terë për një mije dinarë? “[1]
Shënime:
[1] Referoju El-Fauaid Ed-darari, El-Axhluni, dhe te Siratul el-Buhari nga Mubarekfuri

📚Burimi: Biografia e Imam Buharit (Allahu e mëshiroftë), botuar nga dar-us-salam. fq. 143-144

💎 #Shkëputje_librash_315 💎