BallinaARTIKUJHistori dhe TregimePËRFITOI NGA DUAJA E BABAIT

PËRFITOI NGA DUAJA E BABAIT

PËRFITOI NGA DUAJA E BABAIT

Tregon një hoxhë: E kujtoj një burrë të dobët dhe të varfër që kujdesej shumë për babain. Punonte dhe kur sillte paratë e fituara i linte në tavolinë ngase i vinte turp t’ia zgjaste babait dorën. Kur e pyeta për këtë me tha: Turpërohem ta zgjas dorën mbi dorën e babait e të bëhet fitimi im si bamirësi ndaj babait tim.
Më tregon mua ndërsa ai tani është dijetar i madh se sa herë që e lija fitimin mbi tavolinë babai lutej e thoshte: O Zoti im, furnizoje birin tim me dituri të Kur’anit dhe bëje ithtar të tij!
Kaluan vite ndërsa unë isha neglizhent ndaj kësaj duaje derisa deshi Allahu dhe gjatë rrugës për në shtëpi e takova një dijetar të qytetit, i cili me tha:
Cfarë je duke bërë o biri im?
Punoj për të fituar bukën.
A nuk do të vish tek unë një herë në javë për te mësuar?- më pyeti.
Po, me gjithë dëshirë, ia ktheva.
Kaluan ditë dhe erdhi koha edhe ta mbroja doktoratën në shkencën e Tefsirit.
Kur prezantoi në sallë, mësuesi u ngrit në shenjë respekti për të meqë sipas tij ky student jo vetëm që kishte arritur dituri por kishte arritur edhe devotshmëri. Fillova të qaj ndërsa mësuesi më tha: Qan ndërsa ne të respektojmë ty. Nuk qaj për atë por po qaj për duanë e babait tim, Allahu e mëshiroftë!
Mesimet e tregimit:
Bamirësia ndaj prindërve prej shkaqeve që të shpijnë në lumturi në këtë dhe boten tjetër,
Duaja e prindit për fëmijën pranohet, dhe me dituri njeriut i rritet fama.

Marr nga libri: Kisasun minel eshritati’n nafiah
Burimi: http://www.denana.com
Përshtati nëshqip: Sedat Gani Islami

Must Read