Testi i tre filtrave…!
Njëherë e një kohë, në kohën e Kalifëve Abasit, në Bagdad, ishte një dijetar i njohur për urtësinë e tij. Ky njeri kishte kaluar tërë jetën e tij duke studiuar Kur’anin dhe hadithet e Profetit (salAllahu alejhi ue sel-lem) dhe ishte shumë i devotshëm.
Kurrë nuk është dëgjuar se ka folur keq për dikë, është tallur me dikë apo që është marrë me thashetheme. Gjithkush e donte atë sepse për çdo person që e takonte fliste mirë për të apo i buzëqeshej. Po ashtu ishte gjithnjë i gatshëm për t’i ndihmuar të tjerët.
Një ditë një fqinj erdhi tek ai dhe përshëndeti atë …
– « A e din se ç’kam dëgjuar për shokun tënd Abdullahin ? » e pyeti fqinji.
– « Prit pak , e ndërpreu dijetari, po shoh se po digjesh nga dëshira për t’më treguar diçka. Por, para se t’më tregosh, unë do doja që t’i nënshtrohesh një prove të vogël. Kjo quhet prova me tre filtra ! »
– « Me tre filtra ? » çuditet fqinji.
– « Pikërisht ! » vazhdoi dijetari.
« Para se t’më flasësh për mikun tim, do t’ishte mirë që të marrim pakëz kohë për ta filtruar atë që ke për ta thënë.
Do ta kullojmë atë në tre filtra. Dhe ajo që kullohet, mund të ma tregosh. Mu për këtë e quaj atë « testi me tre filtra » !
A je gati ? »
– «Po … ! » Përgjigjet fqinji, gjithnjë e më shumë i habitur. Faktikisht, ai kurrë nuk kishte kaluar një provë të tillë para se të fillonte të fliste.
– « Fillojmë pra ! », thotë dijetari.
« Filtri i parë është ai i së vërtetës.
A e ke vërtetuar mirë se ajo që do të më thuash është e vërtetë ? »
– « Jo ! përgjigjet njeriu.
« Në fakt, sapo e dëgjova më herët dhe … »
– « Mirë, e ndërpret dijetari. Pra, ti nuk je fare i sigurt se është e vërtetë. Filtri i së vërtetës nuk mund ta kullon atë që do ta thuash.
Ta provojmë tani filtrin e dytë, filtri i së mirës.
Ajo që do të më thuash mbi mikun tim, a është diçka për mirë apo ?
– « Uh, jo, përkundrazi… »
– « Ah !vazhdoi dijetari. Kështu ti deshe të më thuash diçka keq mbi mikun tim, dhe përveç kësaj, nuk je fare i sigurt se është e vërtet ! S’di a të vazhdoj të të dëgjoj …por ndoshta e kalon filtrin e tretë : filtri i dobisë !
Atë që do ta thuash mbi mikun tim, a më sjell mua dobi apo jo ? »
– « Uh, paj … me fol drejt, jo, s’ke hair prej saj … »
– « Atëherë pra, konkludoi dijetari, nëse ajo që do të thuash, nuk është e vërtetë, nuk është për mirë dhe s’është e dobishme, nuk ia vlen të ma thuash, a nuk je i këtij mendimit ?
Thashethemet mund të dëmtojnë shumë, s’bën të përhapen.
Një fjalë që s’është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, nuk ia vlen fare të thuhet. Andaj, para se thuash diçka apo të përsërisësh atë që ke dëgjuar, mos harro t’i nënshtrosh ato tek këto tre filtra !
Kjo, sigurisht, të shmang nga mëkatet ! »
Allahu na thotë në Kur’an :
« O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri- tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës. »
-Kur’ani, Surja 49, ajeti 11-
I Lartësuari thotë gjithashtu :
« O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë),(…). »
-Kur’ani, Surja 49, ajeti 6-
Sigurohu, në radhë të parë, vëllai im, motra ime, që ajo që ke për të thënë është e vërtetë, dhe që s’është thjesht një vjelim fjalësh të dëgjuara andej-këtej !
Dhe Profeti (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të) ka thënë :
« Njeriut i mjafton si gënjeshtër që ai të flet çdo gjë që ka dëgjuar. » (Muslimi : 4992)
Fqinji, disi i hutuar, u kthye në shtëpi, dhe mendoi thellësisht rreth fjalëve të dijetarit.
S’kishte dyshim, ajo që donte të thoshte nuk ishte e vërtetuar, por ishin thashetheme të dëgjuara andej-këtej.
Me pak fjalë, ai kishte marrë një mësim të mirë dhe qysh prej asaj dite i kishte befasuar fqinjët e tij duke mos dëgjuar biseda të e kota dhe duke i pyetur ata që donin të flisnin :
« Prisni pak, a është e vërtetë ajo që do t’më thuash ? A është për mirë ? A është e dobishme ?
Provën e tre filtrave ashtu siç e kishte mësuar !
Dhe në këtë mënyrë ky njeri, prej të cilit gjithkush kishte kujdes nga ai për shkak se ishte bartës fjalësh, u bë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë…
Përktheu dhe përshtati: Fitim Miftari, Preshevë.
Burimi: www.islamifejaevertete.com