BallinaARTIKUJHadith dhe SunetKjo lutje është e pëlqyeshme të thuhet në sexhde dhe ruku

Kjo lutje është e pëlqyeshme të thuhet në sexhde dhe ruku

Fjala “Subhaneke Allahumme rabena ue bihamdikAllahumme igfirli”

Prej suneteve që po thuajse janë harruar nga një pjesë e mirë e muslimanëve pos ata që i ka mëshiruar Allahuështë edhe thënia “Subhaneke Allahumme rabena ue bihamdik Allahumme igfirli”, e cila thuhet në sexhde dhe ruku.

Aisha radijAllahu anha ka thënë: “I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ue sel-lem në sexhden dhe rukun e tij e shtonte thënien: “Subhaneke Allahumme rabena ue bihamdik Allahumme igfirli – I Madhëruar qofsh o Allah, Zoti ynë, Ty të takon falënderimi. O Allah, më fal mua!”
(Transmeton Muslimi)

Dobitë që përfitohen nga hadithi:

  1. Është e pëlqyeshme (mustehab) të thuhet kjo lutje në sexhde dhe ruku.
  2. Kërkohet nga muslimani të jetë i kujdesshëm në praktikimin e këtij suneti të harruar..
  3. Prej shenjave të dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është edhe pasimi i tij në fjalë dhe vepra.
  4. Kërkohet nga muslimani të përpiqet me të gjitha forcat e tij që ta mësojë formën e saktë të namazit ashtu siç e ka falur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
  5. Ai që nuk mëson formën e namazit siç e ka falur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i ikin (humbasin) shumë sunnete pa praktikuar dhe po ashtu i ikin edhe shumë shpërblime.

Burimi:
Libri: “Sunetet e Harruara 1”

Must Read