Abbasi رضي الله عنه, (xhaxhai i Pejgamberit ﷺ), erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha:
“Ya Rasul Allah, më mëso një du’a.”
Pejgamberi ﷺ i tha: O xhaxhai im, thuaj:
اللّهُـمَّ إِنِّـي أَسْـأَلُـكَ العَـافِـيَةَ
Allahumme inni es’aluke el-afijeh
(O Allah, unë kërkoj nga Ti afijeh).
_
Tani, çka është Afijeh?
Afijeh do të thotë:
Të më shpëtosh nga çdo mundim.
Të jesh i shëndetshëm, ju jeni në afijah.
Të kesh para të mjaftueshme, ju jeni në afijeh.
Të jetosh, ju jeni në afiyah.
Të kesh fëmijët përkrahë, ju jeni në afijeh.
Dhe nëse falesh dhe nuk dënohesh, ju jeni në afijeh.
Pra, në thelb Afijeh do të thotë:
O Allah, më mbroj nga çdo mundim dhe vuajtje.
Kjo e përfshinë dynjanë dhe ahiretin.
Abbasi رضي الله عنه mendonte për këtë për një kohë, dhe pastaj ai u kthye pas disa ditësh dhe tha:
Ya Rasul Allah, kjo du’a më duket pak e shkurtër.
Dua diçka më të madhe.
Pejgamberi ﷺ i tha:
O Xhaxhai im i dashur, lute Allahun për Afijeh se wAllahi, nuk mund të të jepet diçka më mirë se afijeh.
Kjo është një du’a e lehtë. E cila nënkupton atë që thua, kur lutesh.
O Allah, unë të lutem Ty që të më shpëtosh nga çdo fatkeqësi, mjerim, vështirësi, dëm, dhe mos më sprovo mua, etj.
E gjithë kjo është e përfshirë në:
اللّهُـمَّ إِنِّـي أَسْـأَلُـكَ العَـافِـيَةَ
Allahumme inni es’eluke el-afijeh
|Rijad us-Salihin, Sunen et-Tirmidhi|