E MIRA DHE E KEQJA
Në një anë e kemi atë që Allahu na e ka lejuar, nje dele duke u ushqyer me gjëra të pastërta, e në anën tjetër një derr, duke u ushqyer me gjëra të papastërta!
Dije se çdo gjë që është e lejuar për ne, është edhe e dobishme, e çdo gjë që është ndaluar për ne, është e dëmshme, qoftë ushqim, pije, veshje, festë, sjellje…
Respekto fenë tënde, fito kënaqësinë e Zotit tëndë, e mos e hidhëro Allahun, se të hidhëron në të dy botërat, Allahu na ruajtë!
“…( Allahu) u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet…”
‘Araf, 157.
“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut…”
Maide, 3.
Hoxhë Irfan Salihu