BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunKu qëndron lumturia e zemrës?!

Ku qëndron lumturia e zemrës?!

LUMTURIA E ZEMRËS ËSHTË NË KËNAQJEN E ALLAHUT

Ai që ka frikë nga Zoti i vet dhe përpiqet për Allahun me sinqeritet, e pastron shpirtin e tij, duke respektuar Mikun e vet, subhanehu ve teala, fiton mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe i paguhen veprat pa llogari.

Shikoni sa bukur e sqaron Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, duke thënë: “Zemrat nuk fitojnë atë që dëshirojnë derisa të lidhen me Zotin e tyre, kurse ajo nuk ka mundësi të arrijë deri te Zoti i vet, nëse nuk është e pastër dhe e shëndoshë, kurse këtë nuk mund ta arrijë përpos se duke kundërshtuar epshin e vet, sepse epshi i saj është sëmundja, kurse kundërshtimi është shërimi, e nëse dominon sëmundja mund ta mbyt. Ashtu sikurse ai që e largon veten nga epshi fiton xhenerin si vendbanim të vetin, ashtu edhe zemra e tij në këtë dynja, është në xhenetin e dynjasë, begati, së cilës nuk i ngjan asnjë begati tjetër… Mos mendo se f]ala e Allahut: “E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhenet). Dhe se mëkatarët janë në xhehenem”. (Infitar: 13- 14).

Kanë të bëjnë vetëm me begatinë e xhenetit dhe vuajtjet e xhehenemit të ahirerit, por në tre dynjatë e njenut: ne (lynja, në berzah dhe në ahiret. Ata janë në begati dhe kënaqësi, kurse ata të tjerët në vuajtje. Çfarë mund të jerë begatia përpos begatisë së zemrës, ose çfarë mund të jetë dënimi dhe vuajtja pcrpos vuajtjes së zemrës? A ka dënim Inë të ashpër se sa frika, brenga, mërzia dhe ngushtica e gjoksit”.

(Ibn Kajjimi “Sëmundja dhe Ilaçi” fq. 82).

Must Read