BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiIbën Rexheb el-Hanbeli: Parimet themelore të të gjitha parimeve të Mjekësisë

Ibën Rexheb el-Hanbeli: Parimet themelore të të gjitha parimeve të Mjekësisë

 

Ibën Rexheb el-Hanbeli: Parimet themelore të të gjitha parimeve të Mjekësisë 

 

Dijetari i madh, Ibën Rexheb el-Hanbeli (rahimehullah!), në librin e tij Xhami’ ul-Ulum uel-Hikem (një shpjegim i 40 Haditheve të Imam Neveviut) citon hadithin vijues:

 

“Mikdam ibën Ma’di Karibe ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!) të thotë: “I biri i Ademit nuk mbush enë më të keqe se stomaku i tij. Është e mjaftueshme për të birin e Ademit të konsumon aq kafshata të mjaftueshme të ushqimit për të mbajtur shpinën e drejtë (ta mbajë atë fizikisht të shëndetshëm). Dhe nëse ka nevojë, atëherë një të tretën për ushqimin e tij, një të tretën për pijen e tij, dhe një të tretën për frymëmarrjen e tij”.

Pas kësaj, Ibën Rexheb el-Hanbeli komenton:

“Ky hadith [ngërthen] parime gjithëpërfshirëse për të gjitha parimet e Mjekësisë. Dhe na është rrëfyer nga mjeku, Ibën Ebi Masauaih, se kur ai e kishte mësuar këtë hadith në librin e Ebi Hejthemeh, ka thënë: “Nëse njerëzit do të vepronin sipas këtyre fjalëve, ata do të ishin të lirë nga [të gjitha] sëmundjet dhe lëngimet dhe klinikat dhe farmacitë do të mbylleshin.”

Pastaj, Ibën Rexhebi – Allahu e mëshiroftë! – komenton mbi këtë thënie të Ibën Ebi Masauaih, duke thënë:

“Të vërtetën e ka thënë, sepse, burimi i të gjitha sëmundjeve është disbioza [tretja e paplotë apo e jo e duhur e ushqimit]… dhe el-Harith ibën Kaladah, mjeku i Arabëve ka thënë, “Përkujdesja në shujtat ushqimore është pjesa kryesore e trajtimit [mjekësor] dhe disbioza është [shkaktari] kryesor i sëmundjeve” … njashtu, el-Harith ka thënë, “Ajo e cila ka bërë që të vras krijesat dhe që ka shkaktuar që një e shtata e krijesave të zhduken ishte konsumimi i ushqimit mbi ushqimin e mëparshëm i cili nuk është tretur akoma.”

Duke vazhduar, Ibën Rexheb na sjell shumë citime, në mes tyre:

“Nga Ibrahim ibën el-Ed’hem,  [i cili ka thënë]: “Cilido që e zotëron stomakun e tij, ka zotëruar fenë e tij; ndërsa kushdo që mbizotëron kontroll mbi urinë e tij do të ketë nën kontroll mbi karakteristikat e ndershme…”

Përfitime:

  • Njëjtë siç është përmendur nga Ibnul Kajjim, shumica e sëmundjeve burojnë nga shprehitë e këqijave të ushqyerjes; dhe Ibën Rexheb duke u bazuar në hadithin Profetik, nënvizon se nga parimet më themelore dhe më kryesore të Mjekësisë lidhet me ushqimin e konsumuar. Ibën Kajjim përmend se një baraspeshim ndërmjet kualitetit dhe kuantitetit (përbërësve ushqyes në sasi të duhura) është e rëndësishme për të mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të lirë nga sëmundjet, dhe gjithashtu, përmend se pjesa më e madhe e sëmundjeve “shkaktohen nga konsumimi i ushqimit shtesë para se ushqimi i mëparshëm të jetë tretur si duhet”, gjendje e cila çon në disbiozë dhe grumbullim të ushqimit të patretur drejtë në traktin digjestive (si pasojë duke ndikuar në përthithjen e ushqyetësve dhe metabolizmin e tyre).
  • Një pjesë madhore e sistemit imunitar të organizimit shtrihet në zorrë (pra, pjesa që shtrihet nga pika ku ushqimi merret e deri tek eliminimi i mbeturinave), dhe tani pohohet se kjo përbën rreth 80% të imunitetit trupor. Kjo është emëruar si ekosistemi i brendshëm i zorrës dhe se natyra dhe gjendja e këtij “tereni” është ajo e cila ndikon në shëndetin e një personi në një mënyrë themelore. Tani është e ditur se flora komensale/shoqëruese e zorrës (bakteret të cilat banojnë në zorrë), së bashku me ushqyesit, janë të inkuadruara direkt në modulimin e sistemit imunitar. Zorra teknikisht është “jashtë” trupit të personit, dhe është e ngarkuar rëndë me makrofagë, limfocite dhe qeliza të tjera të cilat janë të angazhuara në përgjigjet imunitare.

Ekzistojnë, po ashtu, një duzinë e kumtesave shkencore në këtë subjekt, dhe ne do të përmendim disa prej tyre:

Cunningham-Rundles S. Department of Pediatrics, Cornell University, Weill Medical College, New York, New York, USA. Nutrition and the mucosal immune system. Curr Opin Gastroenterol. 2001 Mar;17(2):171-176.

‘Indi limfoid që i përket Zorrës është vendi dominues për inicimin e përgjigje mukozave imuniatare. Imuniteti mukozal varet nga sinjalet rregullatore; elementet ushqyese, duke përfshirë yndyrat, amino-acidet, dhe mikropërbërësit, të cilët janë kofaktorë të këtyre sinjaleve. Përbërësit ushqyes[ushqytësit] në mënyrë specifike prekun derdhjen dhe migrimin e limfociteve, aktivizimin qelizore mononuklearë, dhe shprehjen e diferencuar të përgjigjes imune. Baza molekulare e veprimit të ushqytësve është treguar të përfshijë efektet e rregullimit të receptorëve, shprehje së molekulave ad’hezive, dhe shembullin e prodhimit të citokineve. Sistemi Mukozal Imunitar i Traktit Gastrointestinal është vendi kryesor i ndërveprimit të nikoqirit me mikrobet dhe siguron një barrierë kundër qasjes sistemike të antigjeneve ushqimore dhe mikrobeve. Metabolizmi i ushqyetësve  ka ndikim direkt dhe unik në sistemin mbrojtës të nikoqirit të indit limfoid që lidhte me zorrën dhe si pasojë ka potencial për ndikim të shpërndarë në përgjigjen sistemike imunitare.

R. Herich and M. Levkut. Lactic acid bacteria, probiotics and immune system. Vet. Med. Czech, 47, 2002 (6): 169-180.

“Membranat mukozave të trupit janë në kontakt direkt me ambientin e jashtëm dhe ato janë të kolonizuara me një numër të baktereve të ndryshme… Mikroorganizmat probiotikë duke përfshirë bakteriet e acidit laktik (BAL) influencojnë në mënyrë pozitive përbërjen e mikroflorës së zorrëve; atë stimulojnë prodhimin e IgA sekretore; ato ndikojnë në transportimin e shënjuar të antigjenlëve luminal në pllakëzat e Pejerit dhe ato rrisin prodhim e IFN-α. BAL-i stimulon aktivitetin e qelizave imunitar specifike dhe jo-specifike. Këto veti të BAL varen nga lloje apo shtame të caktuara të bakterieve. Këto veçori me siguri determinohen nga dallimet në ndërtimin e murit qelizor. BAL-i i përket një grupi të baktereve të dobishme, të cilat janë të afta të largojnë dëmtimet nga mikroambienti i zorrës; ato stimulojnë përgjigjet imune lokale dhe sistemike dhe ato mirëmbajnë integritetin e murit qelizor … Mekanizma të ndryshëm mund të influencojnë ndërtimin e mikroorganizmave të cilët kolonizojnë traktin digjestiv. Në dy më të rëndësishmit bëjnë pjesë: antagonizmi ndërmjet baktereve dhe imuniteti lokal. Çrregullimet në bilancin ekologjik në zorrë çon në rritjen dhe shumëzimin e baktereve të dëmshme dhe në translokimin e tyre të mundshëm në organet e brendshme, që nxit sëmundjet. Bakteret e dobishme influencojnë pozitivisht sistemin imunitar të nikoqirit.

  • Një person mund të dëmtojë terrenin e tij të brendshëm (d.m.th. zorrën) me anë të shprehive me racione të gabuara e cila mund të çojë në grumbullimin e materialeve të kalbura (ushqimit të patretur), produkteve të fermentimit (për shkak të keqtretjes, kombinimit të gabuar të ushqimeve), helmeve dhe më tutje. Kjo gjendje vendos ekosistemin e shëndoshë dhe efiçient në kushte më pak të favorshme, duke ndërruar natyrën e tij, dhe ndikon në aftësinë e turpit për të tretur dhe përthithur ushqyetësit dhe gjithashtu, lejon që bakteret e dëmshme dhe oportune të kenë një ambient më të favorshëm për të garuar dhe tejkaluar  bakteriet e dobishme. Kjo bën që person të jetë më i prirur për infeksione dhe lëngata të tjera sistemike, për shkak të çrregullimeve paraprake të proceseve imune që burojnë nga Zorra, sikurse edhe çrregullimi në përthithjen dhe shfrytëzimin e ushqyetësve. Kjo, gjithashtu, shpjegon se pse, kur një shpërthim i një helmimi me ushqim të ndodh, jo të gjithë njerëzit preken. Kjo është për arsye të dallimeve të tyre ekosistemin e brendshëm ku disa prej të cilave janë favorizuar (qoftë për shkak të abuzimit ushqimore, apo edhe përdorimit të antibiotikëve) që mikroorganizmat e dëmshëm të shumëzohen dhe t’i mbizotërojnë bakteret e dobishme, ndonëse të tjerët nuk preken sepse ekositemi i tyre i brendshëm është në pozitë të duhur dhe mund të merret suksesshëm me mikroorganizmat e dëmshëm.
  • Nëse do të jepnim një ngjashmëri me pikën e mësipërme; Paramendoni një qytet ku rrugët periferike mbahen gjithmonë të pastra, brejtësit oportun nuk do të shfaqen dhe nuk do të kenë mundësinë të shumëzohen. Megjithatë, nëse mbeturinat do të lejoheshin të grumbullohen, atëherë të gjitha llojet e organizmave oportun do të shfaqeshin, për shkak se ky lloj mjedisi është ai i cili ata lulëzojnë dhe jetojnë. Nëse kjo situatë do të lejohej të vazhdonte e pa kontrolluar atëherë, do të çonte në probleme me shkallë të gjerë (logjistike) duke ndikuar në tërë qytetin, dhe gati çdokënd aty brenda. Ngjashëm grumbullimi i materialeve të fermentuara dhe të kalbura në Zorrë (për shkak të keqtrejtes apo shprehive të këqija të ushqyerjes) me kalimin e kohës krijon një mjedis më pak të favorshëm për bakteret e dobishme dhe më të favorshëm për mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm. Ky ndryshim në mjedis si pasojë ndikon në përthithjen, modulimin e sistemit imunitar dhe rregullin e tij e kështu me radhë. Kjo pastaj do të manifestohet përgjatë shumë viteve në formën e sëmundjeve të ndryshme në popullatë. Grumbullimi i tillë i helmeve në zorrë mundet gjithashtu të kalojë në qarkullin e gjakut me kalimin e kohës (shiko në kumtesën e mësipërme) duke lejuar që helmet e dëmshme dhe mikrobet  të fitojnë qasje sistemike (gjaku, indet dhe organet). Nga kjo mund të kuptosh sesi hixhameja (terapia e pastrimit të gjakut me kupa) është e dobishme për pastrimin e gjakut dhe helmeve të cilat grumbullohen.
  • Trajtimi më i mirë parandalues për shumicën e sëmundjeve është që të veprohet sipas këshillës së sipërme nga hadithi dhe nga të ngjashmit  si Ibën Rexheb, Ibën Ebi Maseweih, Ibën Kaladah dhe Ibnul Kajjim. Nuk ju kushton asgjë, nuk ka efekte anësore, është absolutisht falas, dhe mundësisht do të iu kursej një jetë të vuajtjeve dhe shpenzimeve. Për më tepër, ju keni gjithashtu shpërblim nëse e zbatoni atë me nijetin e saktë.

 

Përktheu: M. M.

Burimi në anglisht: healthymuslim.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read