Pirja e Duhanit e lidhur me Sëmundjen e Alzheimerit
Ekzistojnë shumë arsye për të lënë duhanin, dhe kjo është një arsye më shumë: pirja e tepërt e duhanit në moshën e mesme rrit me të madhe rrezikun nga çmenduria më vonë, sipas një studimi nga plani shëndetësor i Kaiser Permanente. Më shumë se 21,000 (21 mijë) anëtarë participuan në një studim rreth sjelljeve të tyre shëndetësore prej 1978 e deri më 1985. Nga viti 1994 e deri më 2008 studiuesit vërejtën disa diagnoza të çmendurisë. Në rrjedhën e këtyre dekadave, rreth 5000 prej pjesëmarrësve zhvilluan çmendurinë.
Njerëzit që tymosin së paku dy pako në ditë ishin më shumë se dy here më të prirur sesa jo-konsumuesit e duhanit që të jenë në atë grup. Rreziku i tyre për Sëmundjen e Alzheimerit ishte rreth dy here e gjysmë më i madh sesa i jo-duhanxhinjve, kurse rreziku i çmendurisë vaskulare ishte rreth tre herë më i lartë. Ka qenë e ditur për një kohë të gjatë se pirja e duhanit ka efekt të dëmshëm në enët e gjakut, kështu që rezultatet e çmendurisë vaskulare, të shkaktuar nga dromcat e gjakut ose arteriet e bllokuara në arteriet që e ushqejnë trurin, nuk është befasues. Hulumtuesit konkluduan se “Truri nuk është imun ndaj pasojave afat-gjata të pirjes së tepruar.”
[Archives of Internal Medicine, online Oct. 25, 2010]