ALL-LLAHU I MADHËRUAR NË KURANIN FAMËLART NE SURJA EL MUDETHIR THOTË:
كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِینَةٌ
Surja El-Mudethir: 38
“Çdo njeri është peng i veprave të veta.”
Çdokush është peng i veprave të veta të këqija, që janë në kundërshtim me porositë e Zotit.
Ato i rëndojnë dhe i mbështillen atij rreth qafës. Nëse ai nuk çlirohet prej tyre, ato kanë për ta hedhur në ndëshkim.
Ato e mbajnë robin të lidhur, aq sa ai nuk ka nga lëviz.
Vetëm kush çlirohet prej tyre do të jetë i shpëtuar dhe i lumtur.
TEFSIRI I SADIT