BallinaAKTUALEOpinioneA bënë tua bëjmë qejfin fëmijëve në këtë natë?

A bënë tua bëjmë qejfin fëmijëve në këtë natë?

A bën tua bëjmë qejfin fëmijëve në këtë natë?
Shumica e atyre që festojnë këtë festë, e kam fjalën nga radhët e muslimanëve, arsyetohen se ua bëjnë qejfin fëmijëve të tyre. Iu blejnë gjëra e lodra që ata të gëzohen në këtë ditë. Kjo arsye është shumë injorante. A nuk do të ishte më mirë sikur me ato para t’i nxisje fëmijët që të vijnë në xhami. A nuk do të ishte më racionale që t’i thuash fëmijës: “Eja në xhami e babai ta blen ndonjë çokolate“?! A e di ti se me këtë vetes vetëm ia ke hapur shtigjet e shkatërrimit. A nuk ke lexuar se Allahu ne Kur’an na ka mësuar për mos plotësim të tekeve e qejfeve që bien ndesh me fenë e Tij. A nuk lexon se:
Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh“. ([47])
A nuk të ka rënë ta lexosh apo dëgjosh porosinë e Muhammedit, alejhi’s selam:
“Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t’i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë kur t’i bëjnë dhjetë vjet”. ([48])
A më mirë është t’ua bësh qejfin për këtë festë antifetare, jo vetëm antiislame por edhe antifetare, apo më mirë është t’i stimulosh për kryerjen e një obligimi, pa të cilin vështirë e kanë të identifikohen si muslimanë. Ti nxit që fëmija yt të bëjë diç që identifikohet me të si i huaj ndërsa lëshon atë që, në rast të braktisjes së saj, identifikohet si mëkatar i madh, njeri buzë greminës së pabesimit, etj. E kam fjalën pikërisht për namazin, dhe këtu, do të sjellë vetëm dëshmi të sakta e ti vendos se cili qejf duhet të përmbushet:
Dhe kur i thërrisni për t’u falur, ata e marrin për tallje e lojë. Këtë e bëjnë për arsye se janë njerëz që nuk kuptojnë.” ([49])
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. 43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata – talleshin)”. ([50])
(Besimtarët do të pyesin): “Ç’ju solli në Sekar (xhehennem)? (Jobesimtarët) Do të thonë: Ne nuk ishim nga ata që faleshin, nuk i ushqenim të varfërit dhe përziheshim me të tjerët në biseda të kota dhe mohonim Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja.” ([51])
Muhammedi, alejhi selam ka thene:
Besa e cila është në mes nesh dhe atyre është namazi, andaj kush e braktise atë, ai ka rene ne mosbesim”. ([52])
Në mes njeriut dhe pabesimit është lënia e namazit”. ([53])
“Namazi më i rëndë për mynafikët është namazi i jacisë dhe sabahut por po ta dinin se çfarë (vlere) ka në to do të vinin madje edhe duke u zhargitur (ecur zvarrë). Vërtet desha ta urdhëroj muezzinin (të thërret për namaz) pastaj ta urdhëroj një njeri t’ua falë njerëzve (namazin) pastaj të marrë me vete njerëz, të cilët kanë me vete grumbuj drurësh e të shkojmë tek njerëzit që nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t’ua djegë shtëpitë e tyre me zjarrë!”.([54])
Ebu Hanife ka thënë për atë që nuk falet:
“Një njeri i tillë duhet të konsiderohet mëkatar dhe është e domosdoshme që të riedukohet me rrahje, të gjakoset e pastaj të veçohet (izolohet), derisa të fillojë të falet. Kështu do të veprohet edhe me atë njeri që, pa shkak të arsyeshëm, nuk agjëron gjatë ditëve të Ramazanit.
Maliku dhe Shafiu kanë thënë:
“Një njeri i tillë është mëkatar. Dënimi me rrahje a veçim (izolim) nuk do të mjaftojë. Nëse është kokëfortë në qëndrimin e tij, duhet të dënohet me vdekje.
Ahmed ibn Hanbeli ka thënë:
“Një person i tillë është jobesimtar. Ai duhet të dënohet me vdekje, por para se të dënohet, duhet t’i thuhet të pendohet e t’i kërkojë falje Zotit dhe të falë namazin. Nëse e pranon këtë kusht, lirohet, në të kundërtën, të zbatohet dënimi.([55])
Lexo, ktheju prape dhe lexoji mirë, e më pas ndalu dhe përgjigju: A më dëshirë ke t’ia përmbushësh qejfin birit tënd me një bredh, ca lëngje e ëmbëlsira, apo ke dëshire më shumë që biri yt të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit?
Nëse puna është kështu, atëherë:
Ndalohet përgjajësimi dhe imitimi i tyre
Pejgamberi, alejhi’s selam, na e ka tërhequr vërejtjen nga imitimi i tyre duke thënë:
“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “kush tjetër përpos tyre”.([56])
Poashtu na ka mësuar se:
“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. ([57])
“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. ([58])

Burimi:
sedatislami.com

[47] el-Enfalë, 28 [48] Transmeton Ebu Davudi ndërsa hadithi është hasen. [49] el-Maide, 58 [50] el-Kalem, 42-43 [51] el- Muddethir, 42-47 [52] Transmetojnë Tirmidhiu dhe Nesaiu ndërsa Albani ne Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2621, dhe Sahihu ve daifu suneni’n Nesaij, 463, e ka cilësuar autentik. [53] Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi. [54] Muttefekun alejhi. [55]http://www.ehli- sunnet.com/ Pasojat%20e% 20mosfaljes% 20se%20namazit. Htm [56] Buhariu dhe Muslimi. [57] Transmeton Ebu Davudi ndërsa hadithi është sahih. [58] Transmeton Tirmidhiu ndërsa hadithi është sahih.

Must Read