O kërkues i mirësisë dëgjo dhe pranoje ofertën!
Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë:
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ
“Tek Ai ngjiten Melaiket dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet”. El Me’arixh: 4
Dita e kijametit është e gjatë sa pesëdhjetë mijë vjet, dhe në këtë ditë përjetohen vështirësi të mëdha dhe tmerre, që nëse njeriu do ti parafytyronte (dinte) vështirësitë e kësaj dite , atëherë zemra e tij do të çahej dhe mendja e tij do të shpërthente.
A doni që Zoti t’ju mbrojë nga e gjithë kjo?
A dëshiron të jesh i sigurt nën hijen e Fronit (Arshit) të Mëshiruesit?
A dëshiron që Zoti të të dojë?
Atëherë ju duhet të doni sinqerisht njëri-tjetrin për hir të Zotit, domethënë që ta duash një person për fenë dhe devotshmërinë e tij, e jo për interes, farefisni, apo prejardhjen e tij ose të ngjashme me këto, thjesht ta doni sepse ai e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij -alejhi salatu ue selam.-
I Dërguari i Allahut -alejhi selam – ka thënë:
“Vërtetë Allahu i Plotfuqishëm do të thotë ditën e Kijametit: “Ku janë ata që janë dashur mes veti për hir të Madhërisë Sime?. Sot do t’i ruaj ata nën hijen e Arshit Tim, në ditën ku nuk ka hije përveç hijes së Arshit Tim”. (Muslimi: 2566).
Ka thënë i Dërguari i Allahut -alejhi selam-: “ Ka thënë Allahu Fuqiplotë:
“Ata të cilët janë dashur me njëri-tjetrin për hir të madhërisë Time, atyre do ju pregatis minbere (vende te larta) prej drite (aq të bukura) saqë do ti kenë zili edhe profetërit e dëshmorët (në rrugën e Allahut”.(Termidhiu: 2390).
Ka thënë i Dërguari i Allahut -alejhi selam-:
“ Ka thënë Allahu i Lartësuar: “Është bërë obligim dashuria Ime për ata që duhen mes njëri-tjetrit për hir të Madhërisë Sime, dhe ata që ulen të bisedojnë mes njeri-tjetrit për hir të Madhërisë Sime, dhe për ata që vizitohen mes njeri-tjetrit për hir të Madhërisë Sime, dhe për ata që sakrifikojnë për njëri-tjetrin për hir të Madhërisë Sime”. (Imam Maliku dhe Ahmedi).
Sa shpërblime të mëdha për pak punë, sa vlerësim i madh tek Allahu i Lartësuar.
(Përkthim)