A e dini pse ne jemi në facebook?
Motra të nderuara!
A e ka pyetur veten ndonjëra ndonjëherë pse unë e kam këtë llogari?
Ne nuk jemi në facebook as për të servirur pamjet tona…;
As për t’i treguar botës mirësitë e shumta që kemi…;
As për t’iu ankuar botës për vështirësitë tona…etj., etj.
Ne jemi në facebook vetëm për një gjë…
Jemi në facebook për të mbushur dhe shtuar rradhët e atyre që përhapin fjalën e Allahut të Madhëruar dhe çdo të mirë.
Ndërsa pranimin e burrave të huaj në shoqëri jo se jo…pooooor edhe shoqërimi me femra të jetë me kujdes.
Çfarë do të thonit për një grua e cila ecën rrugës dhe ulet e bisedon me këdo që takon në rrugë?
A nuk do të thonit: ç’është ky njeri i kotë?
E njëjta gjë edhe në facebook.
Këto janë lidhje prej së cilës nuk ke asnjë përfitim, përkundrazi mund të tërheqë posht e të të hapë dyert shejtanit, i cili mund të çojë në rezultate të padëshiruara. Ndërkohë që, pjesëtarët e familjes, e ata që ti do të përgjigjesh për ta përpara Allahut, janë të lënë mënjanë fare.
Lus Allahun e Madhëruar të na i hapë sytë e zemrës, të na bëjë të dobishme kudo që jemi dhe të na ruajë nga sherri i çdo krijese të Tij!
Me shumë respekt dhe dashuri motra juaj F. Gurra!
http://burimijetes.info