A e ke parë xhenetin?
Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit Falenderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga të këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Do te jetë tema jonë rreth xhenetit dhe çfarë ka në të. Na bëftë Allahu të gjithëve prej banorëve të tij.
Çelësi i xhenetit.
Çelësi i xhenetit është dëshmia “Ska Zot tjetër që e meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij”. Ndërsa veprat e mira janë dhëmbëzit e çelësit me të cilat arrin të punojë ky çelës. I pari që hyn në xhenet është I dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem- pas ndërmjetësimit të tij për besimtarët që të futen në xhenet.
Portat e xhenetit
Thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe ata të devotshmit (el –Mutekunët) që e patën frikë dhe iu përmbajtën detyrimit ndaj Zotit të tyre, do të udhëhiqen në xhenet grupe-grupe, derisa kur të arrijnë tek ai, dyert do të jenë të hapura. Dhe ruajtësit e tij do të thonë:”Selamun alejkum! (Paqja qoftë mbi ju!) (Ju lumtë) Punuatmirë, hyni pra, këtu për të banuar përgjithmonë” Ez-Zumer :73
Ka thënë i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem – : “Në xhenet janë tetë dyer, një nga dyert e tij quhet Rajan nuk futen në të vetëm se agjëruesit”
Në këtë hadith dëshmohet për numrin e portave të xhenetit që ato janë tetë.
Disa prej emrave të portave të xhenetit janë dëshmuar me argumente fetare si:
dera e namazit, e xhihadit, sadakasë, e agjërimit, dera ejmen (e djathtë), e atyre që falin njerëzit dhe fshehin mllefin.
Dhe për emrat e tjerë dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth emrave të tyre duke u bazuar në disa tregues të disa haditheve dhe kanë përmendur: dera e pendimit, dera e përmendjes, dera e dijes, dera e të kënaqurve (me Caktimin e Allahut), dera e haxhit.
Argumenti që dëshmon për katër prej emrave të këtyre dyerve që të gjithë dijetarët kanë rënë dakord:
1. Dera e Namazit.
2. Dera e xhihadit
3. Dera e agjërimit (Rajan).
4. Dera e sadakasë,
është hadithi i Profetit – alejhi selam- që ka thënë:
“Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga dera Rajjan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga dera e sadakasë”.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
5- Dera El-Ejmen,
nga ajo do të hyjnë ata që i janë mbështetur Allahut për çdo gjë.
Deshmon për këtë thënia e Profetit -alejhi selam- në fund të hadithit të gjatë:
“Do të thuhet: O Muhamed, futi në Xhenet prej umetit tënd ata për të cilët nuk ka llogari, nga dera El-Ejmen prej dyerve të Xhenetit”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Pastaj dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për emrat e tjerë të portave të xhenetit.
Thotë Neueuiu -Allahu e mëshiroftë-:
“Ka ardhur përmendja e emrave të tjerë të këtyre portave në hadith tjetër:
– porta e pendimit
– porta e atyre që kanë falur njerëzit dhe e frenojnë mllefinِ e tyre
– porta e të kënaqurve (me Caktimin e Allahut), këto janë shtatë emra që janë përmendur në hadithe. Dhe është përmendur në hadithin e 70000 personave që futen në xhenet që futen në xhenet pa llogari futen nga dera e El-Ejman (djathtë) dhe mund të jetë porta e tetë”
Ndersa Ibn Haxher -Allahu e mëshiroftë- thotë :
“Në hadith (të parin) janë përmendur 4 emra të portave të xhenetit… dhe kanë ngelur nga shtyllat e Islamit: haxhi që duhet të kete portë me këtë emër, ndërsa 3 portat e tjera (mund të jenë):
– dera e atyre që kanë falur njerëzit dhe e frenojnë mllefinِ
– Dera El-Ejmen
– ndersa e treta ndoshta mund të jetë dera e përmendjes së Allahut dhe mund të jetë dera e dijes.”
Gradat e xhenetit.
Ka thënë i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem-:
“Me të vertëtë që xheneti ka 100 grada, hapësira mes dy gradave është si hapsira mes qiellit dhe tokës”
Dhe grada më e lartë në xhenet është Firdeusi i Lartë dhe ai është poshtë Arshit të Mëshiruesit dhe prej tij rrjedhin katër lumejtë kryesor të xhenetit Ka thënë i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem=:
“Nëse kërkoni prej Allahut, kërkoni Firdeusin, sepse me te vërtetë ai është mesi i xhenetit dhe pjesa më e lartë e xhenetit dhe sipër tij është Arshi i Mëshiruesit dhe prej tij rrjedhin lumejtë e xhenetit”
Dhe vendi më i lartë ne Firdeus është pozita e ndërnjetësimit dhe ajo është pozita e Profetit tonë -salallahu alejhi ue selem -. Ai që lut Allahun që tia japë Profetit tonë këtë pozitë ka arritur me këtë ndërmjetësimin e Profetit -salallahu alejhi u eselem – për të Ditën e Gjykimit.
Pas kësaj vijnë dhomat e banorëve të Ilijinë dhe ato janë kështjella me shumë kate të ndërtuara nga gurë të çmuara. Do t’i vështrojnë këto banorët e xhenetit ashtu siç njerëzit shikojnë planetet dhe yjet në horizontin e qiellit. Dhe kjo është pozita e profetëve dhe e dëshmorëve dhe durimtarëve nga sprovat dhe sëmundjet dhe e atyre që janë dashur për Hir të Allahut. Ka thënë i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem -:
“Me të vërtetë banorët e xhenetit do të vështrojnë banorët e dhomave ashtu siç shikoni yjet në horizontin e qiellit”
Në xhenet gjithashtu ka kështjella të ndërtuara më gurë të çmuar që shihet pjesa e jashtme nga brendësia e saj. Ndërsa pozita më e ulët në xhenet për banorët e tij është ai që ka pasuri ashtu si dhjetë fish pasuri të më të pasurit mbret në dynja.
Lumenjtë e xhenetit.
Xheneti ka lumenj dhe burime që janë rrjedhëse nga katër lumenjtë që rrjedhin nga Firdeusi, (Lumi i qumështit, lumi i mjaltit, lumi i pijeve të kulluar dhe lumi i ujit) . Ka thënë i dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem –
“Me të vërtetë në xhenet ka det uji, det mjalti, det qumështi dhe det pije, pastaj rrjedhin lumenj prej tyre”
Këto lumenj disa prej tyre janë përmendur në Kuran dhe të tjerat në hadithe. Përmendim nga to:
1. Lumi Keuther.
Ai është lum që i është dhuruar Profetit – salallahu alejhi u eselem- në xhenet, Thotë i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi u eselem-: ” Ndërkohë që unë po ecja në xhenet , kalova pranë një lumi, brigjet e të cilit ishin të bërë nga tenda me perla zgavër. Thashë: “Çfarë është ky (lumë), o Xhibril?” Më tha: “Ky është El-Keuther, të cilën ta ka dhënë ty Zoti yt.” Dhe është quajtur një nga suret e Kuranit me emrin e këtij lumi.Thotë Allahu në Kuran: “Vërtetë që ne të kemi dhuruar ty (Muhamed) El-Keuther.” El-Keuther :1
E ka përshkruar Profeti -salallahu alejhi u eselem – atë që brigjet e tij janë bërë nga tenda me perla zgavër, dheu i tij është më i mirë sesa misku dhe uji i tij është më i ëmbël se sa majlti dhe më i bardhë se sa akulli. Thotë Profeti -salallahu alejhi ue selem -salallahu alejhi u eselem-: “El-Keuther është lumë ne xhenet brigjet etij janë të bërë nga floriri, dheu i tij është më i mirë se sa misku dhe uji i tij është më i ëmbël se sa majlti dhe më i bardhë se sa akulli”
Adelina Kuçana Allkoçi