A është Islami më i dhunshëm se fetë e tjera?
Në kundërshtim me atë që është pohuar nga njerëz si Bill Maher, muslimanët nuk janë më të dhunshëm sesa njerëzit e feve të tjera. Normat e vrasjeve në shumicën e botës muslimane janë shumë të ulëta në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa për dhunën politike, njerëzit e trashëgimisë së krishterë në shekullin e njëzet kanë fshirë nga jeta dhjetëra miliona njerëz në të dy luftërat botërore dhe represionet koloniale. Kjo masakër masive nuk ndodhi për shkak se të krishterët evropianë janë më te këqij ose me te ndryshëm nga qeniet e tjera njerëzore, por për shkak se ata ishin të parët që industrializuan luftën dhe qe kanë ndjekur modelin kombëtar. Ndonjëherë ajo është e argumentuar se ata nuk kanë vepruar në emër të fesë, por të nacionalizmit. Por njëmend, sa naive. Feja dhe nacionalizmi janë të ndërthurura ngushtë. Monarku britanik është koka e Kishës së Anglisë, dhe të paktën ende kishte peshë në gjysmën e parë të shekullit XX,. Kisha suedeze është një kishë kombëtare. Spanja? A ishte me të vërtetë e shkyçur nga katolicizmi? Kisha dhe ndjenjat e Francisco Francos drejt saj a nuk patën rol në Luftën Civile?: Dhuna myslimane është gjithashtu e shtyrë nga format e nacionalizmit modern.
Unë nuk e kuptoj se muslimanët vranë më shumë se 2 milion njerëz apo më shumë në dhunën politike në gjithë shekullin e njëzetë, dhe se kryesisht në luftën Iran-Irak 1980-1988 dhe luftërat sovjetike dhe post-sovjetike në Afganistan, për të cilat Evropianët mbajnë pak faj.
Krahaso këtë me numërimin e krishterëve evropian, oh le te themi 100 milionë (16 milionë në Luftën e Parë Botërore, 60 milion në Luftën e Dytë Botërore – edhe pse disa nga ato u ishin atribuuar budistëve në Azi – dhe miliona më shumë në luftërat koloniale).
Belgjika – po, Belgjika e birrës, luleshtrydheve dhe kështjellës Gravensteen – pushtuan Kongon dhe vlerësohet të kenë vrarë përafërsisht gjysmën e banorëve të saj me kalimin e kohës, deri në 8 milionë njerëz. Ose, në mes të viteve 1916-1917 forcat cariste ruse – të cilat u ballafaquan me revoltën e Basmakeve te Azisë Qendrore të cilat u përpoqën për të hedhur jashtë sundimit evropianët e krishterë, – Forcat ruse vranë rreth 1.5 milionë njerëz.
Dy djem që erdhën apo që kishin lindur në një nga ato territore (Kirgistan) vranë 4 njerëz dhe plagosën rëndë disa të tjerë. Kjo është e tmerrshme, por askush, qoftë në Rusi apo në Evropë ose në Amerikën e Veriut nuk e ka idenë më të vogël se Aziatiket Qendror janë vrare ne mënyrë masive gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u është plaçkitur shumë nga pasuria e tyre. Rusia në atë kohë ishte një Perandori ortodokse krishtere e lindjes. Pastaj, në vitet 1954-1962 në mes gjysmë dhe një milion algjerianë vdiqën në luftë për pavarësinë e vendit nga Franca, në një kohë kur popullsia ishte vetëm 11 milion! Unë mund të vazhdoj ende me statistika.
Kudo qe gërmoni në kolonializmin Evropian në Afro-Azi, atje do te gjeni trupa. Shumë trupa. Tani kur mendoj për këtë ndoshta janë 100 milionë njerëz të vrarë nga njerëzit e trashëgimisë evropiane të krishterë në shekullin e njëzetë. Sa për terrorizmin fetar, edhe ajo është universale. Pa dyshim, disa grupe shpërndajnë terrorizmin si një taktikë me shume se te tjerët. Sionistët në mandatin britanik në Palestinë ishin terroristë aktivë në vitet e 1940ta, nga këndvështrimi i parë britanik, dhe në periudhën 1965 -1980, FBI e konsideronte Lidhjen Mbrojtëse Hebraike ( Jewish Defence League) si një ndër grupet më terroriste të SHBA-se. (Anëtarët në një pikë komplotuan për të vrarë republikanin Dareell issa (R-CA) për shkak të trashëgimisë së tij libaneze.) Tani që nacionalistët hebrenj kryesisht kanë marrë rrugën e tyre, terrorizmi ka rënë në mesin e tyre. Por, ajo ka gjasa të formohet në qoftë se atyre u behet ndonjë pengesë në rrugë. Në fakt, një prej argumenteve të politikanëve izraelitë qe japin për lejimin e okupimit izraelitë për të mbajtur tokën palestineze në Bregun Perëndimor që ata e kanë uzurpuar është përpjeka që çdo kthim mbrapa do të prodhonte dhunë. D.m.th, kolonët izraelit jo vetëm qe terrorizojnë palestinezët, por ata formojnë një kërcënim terrorist për qëllimet Izraelite (siç e kishte zbuluar vonë kryeministri Yitzhak Rabin).
Aq më shumë, në kohët e fundit, është e vështirë për mua për të parë një dallim ndërmjet të Tamerlan Tsarnaev dhe Baruch Goldstein, autori i masakrës se Hebronit. Apo eksplodimin e Ajmerit në Indi nga Bhavesh Patel dhe një bandë e nacionalistëve hindu. ata ishin të shqetësuar kur bomba e dytë ku ishte vendosur nuk shpërtheu, kështu që ata nuk patën mundësi të bënin kërdi aq sa ata do të dëshironin. Ajmeri është një tyrbe e shenjtë sufiste e cila vizitohet edhe nga Hindusët, dhe këta njerëz donin ta ndalonin shkëmbimin e tillë te hapur te vendeve shenjtore, sepse ata urrenin muslimanët.
Budistët kanë kryer një numër të madh te rasteve te terrorizmit dhe dhunës tjetër. Shumë nga urdhëruesit e Zenit në Japoni kane mbështetur militarizmin në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, për të cilin udhëheqësit e tyre më vonë kërkuan falje. Dhe, ju kishte fushatën e vrasjes se Inoue Shiro në vitin 1930 në Japoni. Në ditët e sotme murgjit budistë militante në Burma / Mjanmar janë duke u bërë thirrje për një fushatë te spastrimit etnik kundër Rohingjas(muslimane).
Sa për krishterimin, Ushtria e Rezistencës së Zotit në Uganda kishte iniciuar armiqësitë e zhvendosjes te dy milionë njerëzve. Edhe pse ai është një kult afrikan, në origjinë është e krishterë dhe rezultat i misionarëve të krishterë perëndimore qe predikuan në Afrikë.
Nëse predikuesit saudite mund të jenë pjesërisht fajtor për talebanët, përse misionarët e krishterë kërcejnë kur kemi parasysh nxitjen nga nxënësit e tyre? Pavarësisht numrit shumë të madh të myslimanëve evropianë, në 2007-2009 më pak se 1 për qind e akteve terroriste në atë kontinent janë kryer nga njerëz te atij komuniteti.
Dr Ricardo Juan Cole është një bloger dhe eseist i shquar, dhe Richard P. Mitchell Profesor i Historisë në Universitetin e Miçiganit.
Përktheu: Naim Berisha
Burimi në anglisht: http://www.iviews.com/Articles/articles.asp?ref=IC1304-5433
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com