BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA ka argumente apo jo për talkinin?

A ka argumente apo jo për talkinin?

A ka argumente apo jo për talkinin?

Përgjigja:

Talkini apo telkini i cili praktikohet tek ne pas varrimit të të vdekurit (t`i përkujtosh të vdekurit pasi është varrosur të thotë shehadetin) nuk ka ndonjë argument për atë, ajo konsiderohet bid’at dhe jo e lejuar.

Ajo që është synet sa i përket telkinit është të përkujtosh personin që është në çastet e vdekjes me fjalën LA ILAHE IL-LA-ALLAH ashtu siq ka vepruar Muhamedi alejhi selam kur prezentoi çastet e vdekjes së axhës së tij Ebu Talibit ai e përkutoi me këtë fjalë por Ebu Talibi nuk e tha.

Ajo që kërkohet të veprohet pas varrosjes së të vdekurit është që të qëndrohet pranë tij dhe të bëhët dua (lutje) për të vdekurin me gjithë shpirt (me sinqeritet), kërkohet ta forcoj All-llahu s.u.t. atë (të vdekurin) dhe urdhërohen që ata që janë të pranishëm ta bëjnë këtë. Kjo është sipas hadithit të Uthman ibn Affanit radijallahuanhu:Resulullahu s.a.v.s. pasi përfundonte varrimin e të vdekurit qëndrone pranë tij dhe thoshte: “Këkoni falje për vëllain tuaj dhe lutuni për të që ta forcojë All-llahu s.u.t. sepse ai tani pyetet.” (trans. Ebu Davudi, Hakimi, Bejhikiu).

Must Read