BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA ndikojnë mëkatet në agjërim dhe a e prishin agjërimin?

A ndikojnë mëkatet në agjërim dhe a e prishin agjërimin?

 

A ndikojnë mëkatet në agjërim dhe a e prishin agjërimin?

Agjëruesi duhet të ketë edukatë, të jetë i sjellshëm, i matur në fjalë, të mos e ofendojë askënd, të mos e lëndojë askënd, e aq me pak t’i bëjë padrejtësi dikujt. Lodhja që mund ta godet besimtarin gjatë agjërimit nuk e arsyeton sjelljen e keqe të tij. Ai duhet të jetë solidar, i afërt dhe produktiv.
Bërja e mëkateve gjatë ditës së Ramazanit nuk e prish agjërimin për nga dispozita, pra nuk obligohet ta kompensojë atë ditë. Por mëkati e dobëson shpërblimin e agjërimit, ndoshta edhe e asgjëson të tërin sepse Lajmëtari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë: “Ka ndonjë agjërues që ndoshta prej agjërimit të tij nuk fitojnë asgjë, përveç urisë dhe etjes”.

Burimi:

Autor:       Llokman Hoxha
Titulli:       30 Pyetje rreth agjërimit

Must Read