BallinaPraktikaFikhuA pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin fillestarë?

A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin fillestarë?

A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin fillestarë?

Pyetje: Selamun Alejkum Hoxhë i nderuar Tekbiri Fillestar a është Farz edhe
nëse nuk e thotë a e ke namazin në rregull?

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Tekbiri fillestar ēshtë rukn – shtyllë prej shtyllave të namazit me pajtimin e
gjithë dijetarëve duke u bazuar në thënien e Pejgamberit(alejhi selatu ue selam) ku thotë: “Çelësi i namazit është pastërtia, tahrimi i tij (hyrja në të cilën gjërat e lejuara bëhen të ndaluara, si biseda, ngrënia, pirja
etj.) është tekbiri, dhe tahlili i tij (lejimi i gjērave që janë ndaluar në të, apo dalja prej tij) është selami”. Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani
hadith e cilëson si të vërtetë.

Dhe tekbiri nënkupton thënien: Allahu ekber, e ai i cili nuk e thotë kētë, me
apo pa qëllim, namazi i tij nuk është i vlefshëm, dhe ai namaz duhet të
përsëritet.

Allahu e di më së miri.

Burimi:
100 Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read