BallinaPraktikaFikhuAGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË MUAJIT SHEVAL

AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË MUAJIT SHEVAL

AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË MUAJIT SHEVAL
(Urtësia e potencimit të muajit Sheval, dhe menjanimi i dyshimit të ngritur rreth tij).

Nga Ebu Ejub el Ensarij përcillet se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin pastaj atë e pason me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit shevval është sikur të ketë agjëruar tërë kohen (një vit)”. Transmeton Muslimi (2/822, nr: 1164).
Dijmë se veprat e mira shpërblehen për dhjetëfish, thotë Allahu në kuran: “Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në Ditën e Gjykimit) shpërblehet dhjetëfish” (el Enam: 160). Kështu duke u llogaritur muaji i ramazanit për dhjet muaj, ndërsa gjashtë ditët e shevalit për dy muaj, e që si rrezultat i saj është shpërblimi i agjërimit të një viti të plot, siç është transmetuar nga Thevbani se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Agjërimi i ramazanit llogaritet (në shpërblim) si agjërimi i dhjet muajve, ndërsa agjërimi i gjashtë ditëve llogaritet (në shpërblim) si agjërimi i dy muajve, kështu sikur të ketë agjëruar tërë vitin”. Transmeton ibën Maxheh (1/547, nr: 1715), Ahmedi (37/94, nr: 22412) ibën Huzejme në Sahihun e tij (3/31, nr: 2192) -teksti është i ibën Huzejmes-. Hadithi është i vërtet.
Në bazë të ajetit paraprak dhe haditheve të tjera kuptojmë qart se çdo e mirë shpërblehet dhjetëfish, andaj sikur njeriu të agjëroj gjashtë ditë gjat muajve të tjerë qoftë në: Muharrem, Shaban… etj, a do ta arrij shpërblimin e agjërimit të një viti apo jo?
Apo thënë ndryshe: A thua vallë në precizimin e muajit shevval bëhet fjalë për ndonjë shpërblim shtesë?
Janë dhënë mendime të ndryshme të dijetarëve rreth agjërimit të ditëve të shevalit, disa kanë thënë se është për qëllim përshpejtimi dhe nxitimi për kryerjen e veprave të mira, ndërsa disa tjërë kanë shkuar edhe më larg duke potencuar se muaji sheval nuk ka ndonjë veqori; bile nëse agjërohet edhe gjat muajve të tjerë e ka arritur shpërblimin e një viti agjërim, porse i ka ikur vlera e përshpejtimit dhe nxitimit në agjërimin e këtyre ditëve në muajin sheval.
Thashë: Potencimi i muajit shevval në këtë hadith na bënë të kuptoj se ky muaj ka specifikë të veqant dhe se mendimi për atë i cili agjëron gjashtë ditë qoft edhe në muaj tjerë e ka arritur shpërblimin e përmendur në hadithin e ebu Ejubit, Thevbanit -të cilët u përmendën më lart- nuk është i qendrueshëm.
Veprat më të mira me të cilat robi afrohet tek Allahu janë ato obligative, transmeton ebu Hurejre radiAllahu anhu, nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili thotë: Allahu i lartësuar thotë: “….robi im nuk afrohet me diçka më të dashur tek Unë se sa me veprat që ja bëra obligim atij…”. Transmeton Buhariu (8/105, nr: 6502).
Andaj me hadithin e Ebu Ejub el Ensarit se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin pastaj atë e pason me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit shevval është sikur të ketë agjëruar tërë kohen (një vit)”. dhe hadithin e lartëpërmendur të Thevbanit është për qëllim shpërblimi i agjërimit FARZ-OBLIGATIV, dmth: kush agjëron muajin e ramazanit ka shpërblimin e agjërimit farz-obligativ për dhjet muaj, gjithashtu kush agjëron gjashtë ditë në muajin sheval e ka po të njejtin shpërblim; dmth shpërblimin e agjërimit farz-obligativ, dhe kështu është sikur të ketë agjëruar një vitë të plot obligativ.
Thotë Abdullah ibën Mubareku: “Ky kuptim është përcjellur në disa hadithe, pra, shpërblimi i agjërimit të këtyre ditëve bashkangjitet me shpërblimin e agjërimit të ramazanit”. Xhami’ë et Thirmidhij (3/123).
Sikur ibën Mubareku aludon në hadithin e ummu Selemes e cila thotë: “Kush agjëron ditën e nesërme pas fitër bajramit është sikur të ket agjëruar Ramazanin”. Zingjiri i transmetimit është i dobët.
Thotë ibën Rexheb el Hanbelij Allahu e mëshiroftë: “Nësë thotë dikush: Nëse ndonjëri i agjëron gjashtë ditë jasht muajt shevval ai do ta arrij po të njejtin shpërblim; e përse atëher të veqohet muaji shevval me këtë agjërim? Thuhet: Agjërimi i ditëve të shevalit bashkangjitet në shpërblim të njejt me agjërimin e Ramazanit, ashtu që llogaritet sikur të ketë agjëruar tërë vitin agjërim farz-obligativ”. “Lataif el Mearif” (fq: 493). Gjithashtu për më gjërsisht shih: “Sherh Mushkili el Athar” të imam Tahaviut (6/119-130).
*Për vlerën e muajit Shevval shih: “Latafi el Mearif” (fq: 308).
Allahu e dinë më së miri!

Must Read