BallinaARTIKUJHistori dhe TregimePorosi nga shtrati i vdekjës nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Porosi nga shtrati i vdekjës nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Porosi nga shtrati i vdekjës nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë

 Aleksandri i Madh i Maqedonisë është i njohur si udhëheqësi dhe pushtuesi ushtarak më i fuqishmi i botës antike. Para se t’i mbushte 30 vjet ai kishte pushtuar një perandori të tërë mbi 3,000 milje që shtrihej prej Greqisë e deri në Indi. U lind në vitin 356 para erës sonë në Maqedoni, e njohur sot si Greqia Veriore.

Në shtratin e tij, i sëmurë gjatë momenteve të fundit të jetës, Aleksandri i Madh iu thotë gjeneralëve të tij “Pas vdekjes sime, kur ta vendosni trupin tim në arkivol, leni duart e mia përgjatë skajeve me shuplakat e dorës të hapura, kështu që publiku mund t’i shohë duart e mia të zbrazëta derisa unë e lë këtë botë”.

Pas vdekjes së tij, shumë njerëz autoritativ erdhën për të parë funeralin mbretëror dhe ishin shumë të habitur kur panë duart e Aleksandrit të Madh të shtrira përgjatë skajeve të arkivolit me shuplakat e hapura. Ata filluan të pyesin për këtë skenë të veçantë. Një njeri i mençur iu tha atyre “O njerëz, Aleksandri i Madh po na thotë se kur e udhëhoqi botën, ai kishte në posedim thesare të mëdha të arit, argjendit dhe të pasurisë. Sidoqoftë, në të vërtetë, ai po e le këtë botë me duar të zbrazëta”.

Transmeton Enes Ibn Maliku (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Tri gjëra e përcjellin të vdekurin, dy prej tyre kthehen prapa, ndërsa një mbetet më të: anëtarët e familjes, pasuria dhe punët e mira. Anëtarët e familjes dhe pasuria kthehen prapa, ndërsa veprat e tij mbesin vetëm me të. (Sahihul Muslim)

Le ta shfrytëzojmë kohën tonë maksimalisht në kryerjen  e veprave të mira, sepse jeta është e shkurtër dhe vdekja vjen papritmas e kur të vije ajo mos të na gjejë duar thatë dhe të papërgatitur. (Shënim i përkthyesit)

 

Burimi: Pjesërisht e shkëputur nga shkrimet e JC Pinkerton-it

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Meriton Muriqi

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com

Must Read