BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhAlina pranoi Islamin, historia e saj është impresionuese!

Alina pranoi Islamin, historia e saj është impresionuese!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alina është nga Rumania dhe pranoi Islamin disa vite më parë. Ajo ndanë historinë e saj dhe na tregon për ndjenjën mahnitëse të paqes kur pranoi Islamin. Historia e saj është impresionuese! Lexojeni atë!

Assalamualaykum Wa Rahmatullah Wa Barakatuh

Unë kam lindur në një qytet të vogël në Rumani, një vend në Jug Lindje të Europës. Rumania është 97% të krishterë ortodoksë, por shumica janë jopraktikues. Fetë janë kthyer në traditë dhe kulturë. Religjioni është parë si diçka që gjithkush e ka, por që nuk është e nevojshme t’u tregohet të tjerëve. Ju duhet të mbani atë në vetë, ose të flisni për të rastësisht.
Që kur isha e re, unë isha e fiksuar nga feja. Doja të lutesha dhe shkoja në kishë. Unë kisha tezen e nënës time e cila gjithmonë më merrte dhe më mësonte në lidhje me krishterimin. Ajo ishte personi më i afërt që unë kisha, si një gjyshe. E quaja “Mamaitza”. Prindërit e mi asnjëherë nuk ishin shumë të emocionuar për mua që po bëhesha shumë fetare, por nuk më ndalonin të shkoja me të e as të dëgjoja tregimet e Mamaitza-së.

Kur isha 16 vjeçe, u zhvendosa në Shtetet e Bashkuara për vitin e fundit të shkollës së mesme dhe pastaj kolegjin. Tani jam 23 vjeçe dhe ndodhem ende në SHBA duke punuar dhe mbaruar studimet master. Unë nuk dija as edhe një gjë për Islamin, kur erdha për herë të parë këtu. As që e dija se ishte një besim, por e shiqoja si një regjim politik. Gjatë gjithë viteve të kolegjit kam mësuar bazat e Islamit, të mos hanë mish derri, të mbulohen dhe ndoshta diçka në lidhje me lutjet në një mënyrë të ndryshme. Pas diplomimit, kam takuar një njeri musliman i cili më trajtonte si asnjë tjetër më parë, më ka respektuar dhe më ka sfiduar bindjet e mia. Ai më vonë u bë një nga miqtë e mi më të mirë dhe një person që përgjithmonë do t’i jem mirënjohëse. Ai ngriti njohuritë e mia për Islamin në një nivel tjetër, më ka shtruar pyetje në lidhje me fenë time pa pritur një përgjigje, dhe më tregoi logjikën dhe të vërtetën në Kur’an. Por kuriozitet im shkoi mbi nivelet e dijes që ai kishte, dhe e kam gjetur veten të intriguar, të etur për të ditur më shumë. Ishte vera e viti 2011 kur unë ndjeva diçka që po ndodhte me mua, por unë doja të kthehem pak prapa, para se të gërmoj nëpër libra në atë pjesë të tregimit të mëtejshëm.

Gjithmonë kam menduar se All-llahu xh.sh. më ka përgatitur ngadalë për këtë verë, për pranimin dhe konvertimin në Islam që kur isha e re. Unë kam qenë e interesuar në fe, edhe pse nuk e praktikojnë atë shumë. Kam shkuar në kishë herë pas here, dhe doja shumë të lutesha. Ardhja në SHBA më ka penguar të lutem tek fotot e shenjtorëve, dhe më pas mu lejua t’i lutem Një dhe të Vetmit, Perëndisë. Më vonë, hoqa dorë nga pija (alkool), madje shoqërisht sepse isha duke e marrë seriozisht në depresion dhe kisha fillimin e një ulçerë. Gjithashtu braktisa klubet dhe fillova të shkoj sërish në kishë, një përvojë që më ndihmoi të kuptojë me cektësi ish fenë time. Pra, pas marrjes së këtij hapi të fundit, Allahu xh.sh. më tregoi Islamin.

Gjatë verës së viti 2011, u bëra e fiksuar me Islamin. Fillova hulumtimin tim, por dija ime shumë e paktë më kufizoi kohën. Kështu që vendosa të kontaktoj një çift me të cilin kishim qenë miq për vite, në të cilën burri që ishte konvertuar në Islam ishte bërë shumë i ditur në lidhje me fenë. Ai më mësoi se ku mund të marrë informacione, çfarë të dëgjojë dhe më ndihmoj të lehtësoj veten nga stresi që isha duke kaluar. Ndjeva sikur po tradhtoja veten se kush isha dhe se po shkoja kundër prindërve të mi.

Përkundër të gjitha dyshimeve dhe sikletit që isha duke përjetuar, nuk mund të ndalesha duke kërkuar për Islamin. Ka pasur gjëra që e bënin me aq shumë kuptim, por nuk ishin ashtu si shumë gjëra për të cilat unë nuk kisha njohuri rreth asaj ose nuk e kuptoja mjaft mirë. Unë thjesht nuk mund të heqja dorë. Pra, çfarë më mbante mua në jetë?

Unë besoj Allahun xh.sh. dhe e di se nuk i kam të gjitha përgjigjet, dhe bëra Duaa duke thënë se unë e di se ka gjëra që mbase nuk mund t’i kuptoj, dhe ende besoj në Të, nuk ka rëndësi në qoftë se i kam të gjitha përgjigjet apo jo, por në qoftë se ajo është në vullnetin e Tij për të më treguar këtë përgjigje, kështu që unë u afrova. Kam qarë në shtrat dhe i kërkova ndihmë. E pyeta All-llahun nëse po bëja diçka të gabuar dhe pyeta se a mund Ai të më japë atë që unë e kisha të nevojshme. Ishte ajo Duaa (lutje) që më dha Islamin dhe ishte ajo Duaa që më shtyu të kërkoj, dhe të kërkoj, dhe të kërkoj më shumë derisa kam gjetur përgjigjet e mia.

Hulumtimet e mia në Islam vazhduan për rreth 6 muaj deri sa isha e bindur për të vërtetën përfundimtare. Por kam qenë e shqetësuar në lidhje me konvertimin dhe duke bërë çdo gjë të drejtë. Kam qenë e shqetësuar në lidhje me lutjet dhe gabimet që mund të bëja. Kam qenë e shqetësuar në lidhje me detajet e vogla që ende nuk i dija. Megjithatë, në fund të janarit 2012 e thashë shehadetin (deklaratën) , në intimitetin e shtëpisë time dhe unë më në fund bëra një lutje të vërtetë. KURRË NUK JAM NDJERË MË E QETË NË JETËN TIME SE SI JAM NDJERË KUR U KONVERTOVA. Unë kisha dyshime, por çdo herë që pyesja Allahun xh.sh. të më tregoj përgjigjen, Ai e bënte (SubhanaAllah). Nuk ka qenë një ditë e vetme kur ndjehesha pak e humbur dhe unë të kërkoj përgjigje, për ndihmë, paqe, që unë mos ta marrë atë, nuk ka ndodhur asnjëherë! Kurrë nuk jam ndjerë e vetmuar ndonjëherë që kur jam konvertuar, por përkundrazi, pa marrë parasysh stresin, pa marrë parasysh atë që unë kisha nevojë, pa marrë parasysh vështirësitë që kisha, asgjë nuk e ndjeja si një barrë të padurueshme, sepse gjithmonë merrja atë që kisha nevojë (Elhamdulilah), nëse ajo ishte një përgjigje, një zgjidhje, një ide, çfarëdo qoftë. Bëja Duaa ose Istikhare dhe e merrja atë. Përfshirë edhe kohën përpara se të konvertohesha, kur e pyesja për të vërtetën, unë mora Islamin, kam gjetur përgjigjen time – nuk ka asgjë më magjike se kjo.

Nuk ka asgjë në thelbin e Islamit që nuk ka kuptim. Po, ka shumë gjëra që ne nuk kemi njohuri të mjaftueshme për t’i shpjeguar, jashtë Kuranit apo nga Suneti dhe Allahu xh.sh. në mënyrë të qartë na tregon në Kur’an se ne nuk kemi të gjitha njohuritë. Por këto janë vetëm gjërat që ne mund dhe nuk mund t’i bëjmë, dhe jo vetëm shtyllat, thelbi i vërtetë i fesë.

Të tjerë arsye përse unë besoj në Islam janë të shumta në Kur’an që tregojnë se ajo është e vërteta, këto janë arsyet që unë iu kam dhënë shumicës së njerëzve në lidhje me sjelljen time, sepse kjo ishte një nga pikat më të forta për mua, por jo çdokush arrinë ta shoh atë: historia e Faraonit – se si Allahu xh.sh. na thotë se Ai do të të ruajë trupin e tij si një provë dhe trupi i Faraonit tani është duke u ruajtur në një muze në Francë; Historia e milingonave – se si Allahu xh.sh. na tregon se Sulaiman AS dëgjonte bisedën e tyre në mes milingonave, dhe në 2009 shkencëtarët zbuluan se milingonat kanë një sistem të komunikimit; Historia e hekurit – se si Allahu xh.sh. e përmend në Kur’an se Ai solli poshtë hekurin, dhe elementi i parë në tokë erdhi nga një meteor që goditi tokën përsëri në kohën e dinosaurëve; më shumë në Tokë – se si Allahu xh.sh. përmend ndarjen e tokës në Kuran, apo dete që kanë dy nivele / rrymat (për mungesë të një fjale më të mirë) të ujit të nxehtë dhe të ftohtë. Gjithashtu buzëqeshja e vetëkënaqur se si njerëzit i merrnin si sulm këto, që lë të kuptohet sepse në Kur’an ka kaq shumë histori sa çdo herë që njerëzit do të pyesin Allahun subhanehu ve teala për një shenjë, dhe kur ajo shenjë do të vijë për ta, ata do ta mohojnë atë, ata do të thonë se ajo është magji ose se ajo është një iluzion apo se ajo nuk është me të vërtetë një shenjë. Kur’ani gjithashtu na tregon se si njerëzit në të kaluarën kanë bërë pyetje pas pyetje “strategji” derisa ata vënë veten në një situatë që nuk e pëlqenin – që është historia e lopës. Dhe unë buzëqeshja, sepse ende i shoh këto modele që Kurani na paralajmëron rreth tyre. Pra, për mua, Kur’ani vetë dhe të gjitha tregimet e tij ishin një arsye e fortë për t’u konvertuar.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, arsyeja ime më në fund për të besuar në Islam është profeti Muhamed AS. Lloji i drejtë i jetës që ai udhëhoqi, tipi i personit që ai ishte, veprimet dhe tregimet e tij, luftërat dhe fitoret nuk janë një gjë e zakonshme, që kushdo mund ta bëjë, vendosmëria e tij, forca e tij nuk janë si ato të njerëzve të zakonshëm. Jeta e tij dhe mësimet MashAllah janë aq të thella dhe një deklaratë e tillë e qartë e Islamit që është gjëja duhur, unë vetë nuk mund ta mohojë atë.

Kur ju vëni arsyetimin së bashku me të gjitha përvojat e shumë të konvertuarve muslimane të mrekullueshme, ajo bëhet me të vërtetë e vështirë për të mohuar magjinë e një feje të tillë të bukur. Nuk ka pasur ndonjë gjë në jetën time që unë kam qenë më shumë e bindur se e Islamit. Dhe unë lutem Inshallah se gjithnjë e më shumë njerëz të shohin dhe të përjetojnë atë që unë kam parë dhe përjetuar.

 

Përktheu: Ferizate Ramadani

Burimi origjinal: hadithoftheday.com

Burimi shqip: www.islamifejaevertete.com

 

Must Read