BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAllahu do ta ndihmojë atë që e ndihmon Atë(Fenë e Tij)."

Allahu do ta ndihmojë atë që e ndihmon Atë(Fenë e Tij).”

Ndihmon atë që e ndihmon
Allahu i Madhëruar thotë ne suren El Haxh: “Me të vërtetë Allahu do ta ndihmojë atë që e ndihmon Atë.”

Medito mbi ketë ajet se si mund ta ndihmojmë ne Allahun dhe a ka nevojë Ai për ne?

Ky ajet kaq i bukur ka zbritur për muhaxhirët të cilët u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe emigruan në Medine, aty ku gjetën përkrahjen e medinasve dhe mbështetjen e tyre.

E para, ndihma e vërtetë është puna me ligjet e fesë islame, të cilat janë rregullator i marrëdhënieve tona me Zotin dhe mes vete, po ashtu dhe njerëzit në përgjithësi.

Nëse ne i kryejmë shkaqet e triumfit, atëherë mund të drejtojmë umetin, por nëse ne nuk praktikojmë fenë tonë, siç dëshiron Allahu dhe i Dërguari i Tij, si mund të kesh triumf kur ne nuk komandojmë dot epshet dhe mangësitë tona. Si mund të udhëheqësh një umet kur nuk udhëheq dot veten tende?! Si përfundon ajeti?

“Vërtet që Allahu është Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi!”

Pra, a dyshon dikush në këtë…?! Nëse ne vëmë Kuranin në praktikë, kush mund ta pengojë triumfin tonë përpara një Zoti fuqiplotë i cili i premton besimtarit fitoren?!

Në këtë ajet ka dy pjesëza të gjuhës arabe që tregojnë përforcimin e suksesit, (me të vërtetë Allahu do ta ndihmojë… dhe me të vërtetë Allahu është Fuqiploti, i Plotfuqishmi.)

Kjo për t’i treguar besimtarëve nëse e zbatoni fenë tuaj, nuk ka dyshim se do ta trashëgoni Tokën… Po cili është argumenti për këtë? Vazhdimi i ajetit, Allahu thotë:

“Ata sundues muslimanë të cilët, nëse ju japim fuqi në tokë, urdhërojnë për namazin dhe dhënien e zekatit dhe punët e mira (besimin imanin etj) dhe ndalojnë nga e keqja (kufri, idhujtaria etj.) Dhe tek Allahu mbështetet përfundimi i të gjitha çështjeve.”

Kur do ta kuptojnë shtetet, popujt, individët se nuk ka triumf pa i dhënë hakun Zotit tënd dhe njerëzve me këto katër elementë të përmendur në ajet?!

Namazi lidhja jote me Zotin tënd.

Zekati pastrimi i pasurisë tënde dhe haku i vëllait tënd fukara.

Urdhërimi për të mirë, si besimi në Zot, sadaka, ndihmesa mes vete etj.

Ndalimi nga e keqja, mohimi, shirku, zinaja, kamata, padrejtësia etj.

Nëse një komb apo shtet, apo popull ngrihet mbi këto katër baza nuk ka dyshim se do t’i vijë triumfi edhe nëse kundërshtojnë të gjithë krijesat. Allahu do ta mbajë premtimin që ju ka dhënë besimtarëve.

Pa vënë në zbatim ligjin e Zotit në Tokë midis nesh, prishet i rendi dhe sistemi i jetës në Tokë, shtohet padrejtësia, kaosi, etj., kështu që, aty ku ka zullum nuk ka sukses.

Lexojeni ajetin 40, 41 etj. të sures Haxh do të gjeni shkaqet e fitores dhe humbjes.

Referenca: “50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”

Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka
Burimijetës.info

Must Read