BallinaARTIKUJKëshilla dhe Urtësi"Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë...

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten”

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten”

Kush dëshiron t’i japë zgjedhje gjendjes së vet, le të bëjë ç’është e mundur për të ndryshuar veprat (punët e mira). Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Sikur ata t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk.” (Kur’an 72:16)

Muhammedi [alejhi Selam] thotë duke përcjellur nga Zoti i Vet: “Sikur robërit e Mi të më bindeshin, do t’u zbrisja shi nga qielli, do t’ua nxirrja diellin ditën dhe do t’i bëja të mos dëgjonin zërat e vetëtimave.”

Ndërsa në një hadith (thënje) tjetër Muhammedi [alejhi Selam] thotë: “Mirësia nuk vjetërohet, gjynahi nuk harrohet, Shpërblyesi (Allahu) nuk fle dhe çfarë do të bësh, do ta gjesh.”

Ebu Sulejman Darimiu thotë: “Kush tregohet i çiltër, do të gjejë çiltërsi nga të tjetër, kush sillet i turbullt, do të gjejë turbullirë nga të tjerët, kush tregohet i mirë natën, mirësia do t’i mjaftojë ditën, e kush tregohet i mirë ditën, mirësia do t’i mjaftojë natën.”

Një i moshuar sillej rrotull kuvendeve të burave dhe thoshte: “Atij që i pëlqen vazhdimësia e një jete të shëndetshme, le t’i frikësohet Allahut të Madhëruar.”

Kurse Fudejl bin Ijad thoshte: “Unë bëj gjynahe ndaj Allahut dhe këtë e mësoj nga sjellja e kafshës dhe robëreshës sime.”

(Kuptim: Kur kafsha ime apo robëresha ime nuk më dëgjojnë, atëherë e kuptoj se kjo është si rezultat i gjynaheve të mia)

Dije -Allahu të dhëntë mbështetje- se këtë nuk mund ta bëjë ai që është mpirë, por vetëm ai që nejh tepricën dhe mangësinë, është ai që mban llogaritë e vetvetes.

Nëse vëren tek vetja mungesë çiltërsie, atëherë kujto ndonjë mirësi (që të është dhënë) e që nuk ka marr falënderimin e merituar (për të cilën nuk e ke falënderuar Allahun siç duhet), apo ndonjë rrëshqitje gjynahu që ke bërë, dhe bëj kujdes prej shterimit të mirësive, prej fatkeqësive të papritua dhe mos u mashtro nga gjerësia e tapetit të ëndrrave, sepse shumë shpejt mund të tërheqin nga këmbët. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten.”

Ebu Ala Rundhbari thoshte: “Është mashtrim nëse vazhdon të bësh keq kur të bëhet mirë dhe të braktisësh pendesën me iluzione se do të tolerohesh nga ndëshkimi.”

Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”

`

Must Read