Studim: Arrat parandalojnë kancerin e prostatës
Të ngrënit e arrave është e lidhur me ngadalësimin e rritjes së kancerit të prostatës, shfaq hulumtimi.
Këto zbulime mundësojnë më shumë të dhëna se arrat janë një ushqim i shëndetshëm.
Është treguar se konsumimi i arrave zvogëlon madhësinë e lumorëve të prostatës dhe zvogëlon rritjen e tyre tek miu, dhe gjithashtu kishte efekte të dobishme në gjenet përgjegjëse për kontrollimin e rritjes dhe metabolizmit te tumorit.
Edhe pse eksperimentet ishin bërë tek miu, hulumtuesit besojnë se janë të rëndësishme për njerëzit.
”Ky studim shfaq se kur miu me tumor të prostatës konsumon një sasi të arrave që lehtë mundë të hahet nga njeriu, rritja e tumorit është e kontrolluar,” tha autori i studimit.
Detajet e studimit
Hulumtuesit ushqyen me dietë të plotë me arra minjtë të cilët ishin gjenetikisht të programuar për të fituar kancer të prostatës. Pas 18 javëve, ata gjetën se konsumimi i 2.4 onsa-ve (njësi matjeje e peshës) të arrave për ditë tek njerëzit rezultoi me rritje më të ngadalshme dhe më të vogël të temorëve të prostatës krahasuar me minjtë që kishin konsumuar të njëjtën dietë.
Ata gjetën se rritja e kancerit të prostatës jo vetëm që u reduktua (zvogëlua) për 30-40%, por edhe se miu kishte vlerë më të ulët të proteinës së veçantë i quajtur, faktori i rritjes I ngjashëm me insulinën (IGF-1), i cili ka një lidhshmëri të forte me kancerin e prostatës. Për më shumë, ata gjetën efekte pozitive në shumë gjene që janë të lidhura me kontrollimin e rritjes dhe metabolizmit të tumorit.
Arrat janë natyrshëm një depo e përbërësve forcues të shëndetit. Përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore Omega-3 në krahasim me llojet e tjera të këtij grupi të pemëve. Gjithashtu arrat mundësojnë një burim të mire të vitaminave B dhe të mineraleve. Janë një burim i shkëlqyeshëm i Vitaminës E, që i kontribuon edhe më shumë veçorisë së tyre kundër kancerit.
Një prej dobive më të vlefshme të arrës është luftimi i inflamacionit (ndezjes), gjë që luan një rrol të rëndësishëm në shumë gjendje degjenerative (dëmtuese) të trurit dhe trupit.
Thotë Allahu:
”Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.” (Abese 24-32)
”… hani dhe pini e mos e teproni…” (El-A’raf 31)
Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD, Preshevë
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/
Referencë: http://www.healthymuslim.com