BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhArsyet e gjermanes për ta pranuar Islamin?!!

Arsyet e gjermanes për ta pranuar Islamin?!!

 

Arsyet e gjermanes për ta pranuar Islamin?!!

 

 

Shejh Muhamed Hasani tregon:

Në njërën nga vizitat e mia në Gjermani, erdhi një motër gjermane të pranojë islamin.


I thashë: e nderuar, para se të shqiptosh shehadetin-dëshminë, dëshirojë të të pyes: cili është shkaku i pranimit të islamit nga ana jote, derisa gjendja jonë e muslimanëve nuk e gëzon askënd?


Më dha një përgjigje shumë të çuditshme, ku tha: o vëllai im! Unë pranova Islamin, sepse islami është fe e nderit.


I thashë: unë e di qe Islami është fe e nderit, por çka ke për qellim ti me ketë ndershmëri të islamit? 


Më tregoi një tregim të çuditshëm. Tha: isha në një shëtitje në Holandë dhe pashë një grumbull shumë të madh të njerëzve në një mejdan të hapur, dëgjova zhurme, britma dhe zëra. U afrova dhe pashë në atë grumbull që një mashkull po bënte zina[marrëdhënie të jashtëligjshme seksuale] me një femër në prezencën e njerëzve!!


Tha: menjëherë i telefonova një shoqes sime muslimane gjermane dhe i thashë:

 

Në Islam a mund ta bëjë mashkulli një vepër të shëmtuar në këtë formë?


U përgjigj: nuk lejohet që të kryej marrëdhënie intime në prezencën e djalit apo vajzës, e si t’i lejohet në prezencën e njerëzve?!


Tha: mësova se me të vërtetë Islami është fe e nderit.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read